Abbas Araghchi, ish-negociatori i Iranit për çështje bërthamore, diplomat i edukuar në Perëndim, është nominuar në pozitën e ministrit të Jashtëm të Iranit.
Nominimin e ka bërë presidenti reformist i këtij vendi, Masud Pezeshkian.
Presidenti e ka prezantuar këtë emër para Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit, dhe ky trup tani ka dy javë për të analizuar listën e dorëzuar prej presidentit, dhe të marrë më pas vendimin.
SHIKONI EDHE: Presidenti i ri i Iranit, i gatshëm për “dialog konstruktiv” me EvropënAraghchi, 61-vjeçar, ka qenë kryenegociator i Iranit për bisedimet bërthamore, të zhvilluara mes Iranit dhe fuqive botërore në periudhën 2013-2021.
Ai ka shërbyer edhe si i dërguar i Iranit në Estoni, Finlandë dhe Japoni.
Araghchi ka qenë zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjatë presidencës së Hasan Rouhanit, i cili është kritikuar ashpër prej iranianëve të linjës së ashpër lidhur me reformat që ka synuar t’i kryejë gjatë tetë vjetëve në pushtet.
Araghchi e ka mbajtur pozitën e zëvendësministrit të Jashtëm prej vitit 2013.