A pati drejtësi për Florijetën dhe Linditën?
Your browser doesn’t support HTML5
Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë për të dënuar me tre vjet e gjysmë burgim , të akuzuarin për pjesëmarrje në një aksident rrugor që ka lënë të vdekura dy këmbësore një vit më parë në një nga rrugët e kryeqytetit, ka nxitur protesta para pallatit të Drejtësisë në Hajvali. Reagimet kanë qenë të ndryshme në rrjetet sociale. Disa madje kanë krahasuar masën ndëshkimore për këtë rast, me vendimet tjera të gjykatës.