A mund të besosh në AstraZeneca?
Your browser doesn’t support HTML5
Përkundër studimeve të shumta shkencore që tregojnë se vaksina AstraZeneca kundër kornavirusit është efektive, besimi në të ka rënë. Vaksina e kompanisë anglo-suedeze, që është parë si kyçe për imunizimin e popullatës në Evropë, është përballur me disa pengesa në administrim, nga frika se shkakton mpiksje gjaku.