A mund të arrihet marrëveshje Kosovë-Serbi më 2019?

Your browser doesn’t support HTML5

Thirrjet për dialog mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë pushuar më 2018. Ato veçse janë shtuar në ditët e fundit të vitit. Madje presidenti amerikan, Donald Trump u ka nisur letra presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq duke kërkuar që të dyja vendet të shfrytëzojnë momentin për të arritur atë që Trump e ka cilësuar si marrëveshje historike.