A mund të hyjë drithi ukrainas në tregun botëror përmes Kroacisë?
Your browser doesn’t support HTML5
Kroacia ka ofruar portet e saj nëpër lumenj dhe det, në mënyrë që disa nga drithërat e Ukrainës të mund të arrijnë nëpër tregjet e huaja. Që nga mesi i korrikut, kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja që lejonte Kievin të eksportonte drithëra përmes Detit të Zi, janë bërë përpjekje për të gjetur rrugë alternative. Cilat do të ishin pengesat dhe si do të dukej rruga e grurit nëpër Kroaci? (Kamera: Slaven Miljuz; Montazha: Stanko Millovanoviq dhe Ana Toader)