A është i vonshëm sanksionimi i mohuesve të krimeve të luftës?

Your browser doesn’t support HTML5

Disa ditë pasi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar Ivan Teodosijeviq nga pozita e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, janë shtuar reagimet kundër mohimit të krimeve të luftës që kanë ndodhur gjatë periudhës 1998-1999 në Kosovë. Teodosijeviq e ka konsideruar masakrën e Reçakut të trilluar, derisa ambasada amerikane në Prishtinë ka vlerësuar se “mohimi i mizorive fyen kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Regimet tjera i gjeni në këtë video.