Një institut evropian i pavarur është duke e hetuar EULEX-in. Edhe ata e kanë parë se unë jam simboli që EULEX-i ka bërë shkelje eklatante, tha në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Fatmir Limaj.
FATMIR LIMAJ
Po dal në fund, pikërisht aty ku ju e thatë riformulim. Ne asnjëherë nuk kemi qenë kundër marrëveshjes AKR-PDK, në asnjë mënyrë dhe me askënd tjetër, po thjesht riformulimi është dashur të jetë tjetër, një marrëveshje tjetër.
Dhe, ashtu siç kemi parashikuar më 22 janar, se marrëveshja e tillë është një marrëveshje, e cila s’ka për të qëndruar, u pa me zhvillimet e fundit që nuk qëndroi. Përsëri u desh të kthehej në pikën zero të riformulimit të marrëveshjes që AKR-ja të marrë atë që i takon dhe të pretendojë diçka që s’i takon.
Ne në fillim kemi qenë kundër dhënies së postit të presidentit AKR-së, kemi kërkuar që AKR-ja të jetë pjesë e Qeverisë, por jo të marrë postin e presidentit.
Fatkeqësisht, në atë kohë nuk jemi kuptuar drejt dhe tash kemi ardhur në një pozitë ku kemi humbur një muaj dhe jemi kthyer në pozitën fillestare, mirëpo me dëme për PDK-në. Domethënë, nga ky proces njëmujor është dëmtuar më së shumti vetë PDK-ja, sepse në mënyrë të panevojshme ka humbur një muaj.
FATMIR LIMAJ
Kemi thënë se nuk ka rrugë tjetër pas atyre zhvillimeve, se duhet të ulen me partitë opozitare, gjë që është dashur të bëhet që nga fillimi; pra një konsultim serioz dhe jo të vihet deri te telashet, në të cilat u gjetëm. Vetë bisedat, diskutimet dhe konsultat me partitë opozitare do të arrinin zgjidhje.
Ne jemi të kënaqur me vetë faktin që është biseduar dhe ka një zgjidhje mes dy partive më të mëdha. Mirëpo, ajo që ne tash e ndajmë prej procesit, sepse këtu kemi dy gjëra: jemi të kënaqur me procesin që ka shkuar dhe kemi ardhur deri te zgjidhja. Po, njëkohësisht, nuk jemi të kënaqur me veprimet që kryetari i PDK-së i ka bërë në raport me partinë e tij, sepse çdo veprim e ka bërë kokë më vete dhe pa marrë miratimin e organeve të partisë.
Por, kjo çështje është krejtësisht brendapartiake, por paraqet shqetësim se duke pasur parasysh që PDK-ja është parti, e cila udhëheq me vendin, domosdo, përveç që dëmtohet partia, kam frikë se këto refleksione do të vijnë edhe për vendin.
FATMIR LIMAJ
Jo, në Partinë Demokratike të Kosovës ka proces demokratik, ka njerëz të cilët pajtohen dhe s’pajtohen me mënyrën e qeverisjes, ka zëra demokratikë që thonë qëndrimet dhe mendimet e tyre, që besoj se i ndihmojnë së pari PDK-së, por mbi të gjitha i ndihmojnë vendit.
Me vetë faktin që unë thashë se në qoftë se dikush nuk i respekton organet e partisë dhe ju ngrini zërin që të kthehet dhe të bisedojë dhe t’i respektojë organet e partisë, tregon që kërkohet që të vihet demokracia së pari në parti, të respektohen organet, të cilat të kanë zgjedhur dhe pastaj me fuqinë e partisë të vazhdohet tutje.
Në qoftë se i anashkaloni, injoroni organet e partisë, unë dyshoj që atë shprehi mund ta bartni edhe në jetën institucionale dhe kjo pastaj është e dëmshme për vendin. Ne vazhdimisht kemi pasur debat brenda partisë, por tash qëndrimet politike jemi duke i nxjerrë edhe jashtë, ashtu që qytetarët dhe simpatizantët tanë të shohin mbi zhvillimet brenda për brenda partisë.
Kështu që kjo më tepër shkakton një avancim demokratik brenda PDK-së, sesa flasin për përçarje ose për diçka më tepër. Mund të them që janë dy qasje të ndryshme të orientuara në kohën e zgjedhjes së presidentit që janë bërë të qarta. Një qëndrim ka qenë kundër dhe tjetri për dhe kështu u kemi ofruar votuesve tanë, simpatizantëve dhe qytetarëve që të shohin se cili është qëndrimi më i drejtë.
E kemi thënë në të kaluarën që nëse ka qëndrim të drejtë, do ta mbështesim, por po shihet që nuk ka qenë ashtu. Po shihet që ne kemi pasur të drejtë dhe tendenca për të ikur nga përgjegjësia në parti, tregon një shenjë jo të mirë për demokracinë. Por, ai në parti në këtë rast, nuk ka marrë sugjerimet dhe praktikisht ka injoruar të tërë organet e partisë, i ka ikur përgjegjësisë, sepse ai e di saktë që e ka dëmtuar shumë partinë me veprimet e fundit.
Nuk ka dashur sigurisht të bisedojë brenda partisë për veprimet e fundit. Ka gjetur një metodë tjetër t’i ftojë një nga një kryetarët e degëve dhe jo të ulet të bisedojë me organet. Dhe, të shohim...
RADIO EVROPA E LIRË
FATMIR LIMAJ
Mendoj që është abuzuar dhe po vazhdon të abuzohet shumë me atë fjalën e hershme “askush mbi ligjin”. Së pari është abuzuar nga ata vetë që e kanë thënë dhe kemi dy-tri raste eklatante, të cilat janë abuzuar.
Fatkeqësisht, ka njerëz në misionin për sundimin mbi ligjin që punojnë në Kosovë që janë me mentalitetin e UNMIK-ut, ku bëjnë pjesë si personel i tyre dhe vazhdojnë ta shohin Kosovën jo si shtet i pavarur, por si protektorat i UNMIK-ut dhe tutorët vazhdojnë të shikojnë se ata mund të bëjnë çdo gjë dhe kur të duan dhe kjo fatkeqësisht po i kushton vendit tonë.
Kësaj fryme i ka ndihmuar edhe mënyra jonë e qeverisjes, ai mentaliteti jonë servil, dhe kam frikë që këtu po tentohet të mbytet çdo zë i pavarur, po tentohet të mbytet çdo iniciativë që buron nga vendorët, që i shërben vendit.
Dikush po i sheh me sy të keq këto iniciativa, sepse shtimi i këtyre iniciativave sikur i bën të panevojshme misionet e tilla dhe fatkeqësisht e kanë gjetur rrugën... e kam thënë dhe tashmë përfundimisht jam i bindur që ky mentalitet i UNMIK-ut dhe protektoratit duhet të marrë fund në Kosovë.
Ata, të cilët kanë ardhur, duhet të ndihmojnë dhe të na këshillojnë. Ne gjithmonë kemi pasur dhe kemi nevojë për partnerë dhe për të ndihmuar. Unë jam i bindur që BE-ja ka dërguar misione këtu për të ndihmuar, për t’i shtyrë para këto iniciativa dhe për t’i inkurajuar këto iniciativa individuale, për t’ua lënë sa më shumë lokalëve përgjegjësinë, vendorët të mësohen të qeverisin në mënyrë të pavarur.
Fatkeqësisht, misioni është duke bërë të kundërtën këtu, po i ngulfat, po i shtyp këto iniciativa dhe këtë zë, ose këtë mentalitet të pavarur që po tentohet të ndërtohet në Kosovë.
Sigurisht më lehtë për ta është të punohet me njerëz, të cilët janë të gatshëm servilohen, të punojnë çdo gjë që u thonë ata.
FATMIR LIMAJ
Kjo është ajo që e bëj pyetje edhe unë. Absolutisht nuk, nuk kam informacion; askush nuk më ka informuar edhe për pretendimet sa kam qenë në ministri.
Mund të them që ka ardhur një institut evropian ose një organizatë joqeveritare, institut i pavarur, i cili është duke bërë hulumtime, duke e hetuar EULEX-in dhe ka ardhur konkretisht me mua një kohë, për rreth 4-5 ditë. Ata kanë kërkuar nga unë të jap mendimet e mia rreth tij, sepse ata janë duke e hetuar punën e EULEX-it se sigurisht edhe ata e kanë parë se unë jam simboli që EULEX-i ka bërë shkelje eklatante në të dyja rastet.
Unë jam shumë kureshtar të di se a ka ndonjë komision Bashkimi Evropian brenda për brenda për të kontrolluar mënyrën dhe punën se si e përmbush mandatin EULEX-i gjë që kjo tash e tutje do të jetë aktuale, sepse ky institut përmes avokatëve të mi do ta ngrejë këtë çështje për ta parë se çka po ndodh. Tani për tani asgjë nuk kam.
FATMIR LIMAJ
Ne, së pari, vendorët, pa asnjë dilemë, por edhe misionet ndërkombëtare. Ju e dini se çka thotë Pakoja e Ahtisarit. Misionet, të cilat kanë ardhur për të ndihmuar dhe ne kemi pasur më së shumti nevojë për të na ndihmuar në pjesën veriore të Kosovës. Prezenca ndërkombëtare atje do të duhej të ndihmonte për të ndërtuar mirëbesimin në mes dy komuniteteve, në këtë rast shqiptarëve dhe serbëve, por këtu ka ndodhur e kundërta.
Nuk di një herë përfaqësuesit e Zyrës Civile që kanë bërë një veprim serioz në pjesën veriore të Kosovës. Ata vazhdojnë të lëvdohen për decentralizimin që kanë bërë në pjesën tjetër të Kosovës, po atë e kanë bërë vetë institucionet e Kosovës dhe absolutisht jo përfaqësuesi ndërkombëtar. Ne nuk kemi parë asnjë hap serioz të tij për të shkuar dhe motivuar, si dhe për të vepruar që Pakoja e Ahtisarit dhe decentralizimi të aplikohen edhe në pjesën veriore.
Kjo tregon se sa i panevojshëm ka qenë ky mision, me vetë faktin që asgjë nuk ka bërë në atë pjesë, sepse këtë pjesën tjetër të krejt Pakos së Ahtisarit e ka kryer shumicën, në këtë rast edhe ligjet, edhe decentralizimi, çdo gjë që ka pasur të bëjë me Pakon e Ahtisarit nga pjesa shumicë është realizuar 100 për qind, ndërsa nuk kemi asnjë hap nga pjesa veriore.
Nuk ka asnjë hap serioz nga ata që e mbikëqyrin realizimin e planit të Ahtisarit, as nga ata që e mbikëqyrin sundimin e ligjit, EULEX-i. Ju e dini që gjendja në pjesën veriore të Kosovës është tërësisht mbi ligjin, është anti-kushtetuese - absolutisht anti-kushtetuese në tërësi.
E kemi një prani serbe, Serbinë mund ta cilësojmë një atak territorial antikushtetues që i ka bërë pjesës veriore të Kosovës. S’ka asnjë veprim konkret për ta larguar.
Ju e keni parë që EULEX-i nuk bën atje, po ka qenë i gatshëm në rastin tim të shkel Kushtetutën që është një shkelje në tentativë rasti i fletarrestimit dhe kjo është ajo që dikush nuk e ka marrë seriozisht pavarësinë e Kosovës më 17 Shkurt. Ka të atillë që thonë se Kosova nuk e meriton pavarësinë ose ndihen keq pse Kosova është këtu ku është.
Kështu që, kjo e keqe duhet të sqarohet për të mirën e procesit, për të mirën e perspektivës evropiane të Kosovës. Mendoj që ka ardhur koha që Kosovën dhe qytetarët t’i trajtojnë ashtu siç janë, si njerëz të pavarur dhe jo ne të vazhdojmë të trajtohemi si njerëz të dorës së dytë.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Limaj, me gjithë kundërshtimet që keni pasur ndaj marrëveshjes së koalicionit midis partisë suaj, PDK, dhe Aleancës Kosova e Re, kjo marrëveshje është riformuluar. Si e shihni ju atë?
FATMIR LIMAJ
Po dal në fund, pikërisht aty ku ju e thatë riformulim. Ne asnjëherë nuk kemi qenë kundër marrëveshjes AKR-PDK, në asnjë mënyrë dhe me askënd tjetër, po thjesht riformulimi është dashur të jetë tjetër, një marrëveshje tjetër.
Dhe, ashtu siç kemi parashikuar më 22 janar, se marrëveshja e tillë është një marrëveshje, e cila s’ka për të qëndruar, u pa me zhvillimet e fundit që nuk qëndroi. Përsëri u desh të kthehej në pikën zero të riformulimit të marrëveshjes që AKR-ja të marrë atë që i takon dhe të pretendojë diçka që s’i takon.
Ne në fillim kemi qenë kundër dhënies së postit të presidentit AKR-së, kemi kërkuar që AKR-ja të jetë pjesë e Qeverisë, por jo të marrë postin e presidentit.
Fatkeqësisht, në atë kohë nuk jemi kuptuar drejt dhe tash kemi ardhur në një pozitë ku kemi humbur një muaj dhe jemi kthyer në pozitën fillestare, mirëpo me dëme për PDK-në. Domethënë, nga ky proces njëmujor është dëmtuar më së shumti vetë PDK-ja, sepse në mënyrë të panevojshme ka humbur një muaj.
RADIO EVROPA E LIRË
Jeni të kënaqur me mënyrën se si është zgjidhur kriza e fundit politike?
FATMIR LIMAJ
Kemi thënë se nuk ka rrugë tjetër pas atyre zhvillimeve, se duhet të ulen me partitë opozitare, gjë që është dashur të bëhet që nga fillimi; pra një konsultim serioz dhe jo të vihet deri te telashet, në të cilat u gjetëm. Vetë bisedat, diskutimet dhe konsultat me partitë opozitare do të arrinin zgjidhje.
Ne jemi të kënaqur me vetë faktin që është biseduar dhe ka një zgjidhje mes dy partive më të mëdha. Mirëpo, ajo që ne tash e ndajmë prej procesit, sepse këtu kemi dy gjëra: jemi të kënaqur me procesin që ka shkuar dhe kemi ardhur deri te zgjidhja. Po, njëkohësisht, nuk jemi të kënaqur me veprimet që kryetari i PDK-së i ka bërë në raport me partinë e tij, sepse çdo veprim e ka bërë kokë më vete dhe pa marrë miratimin e organeve të partisë.
Por, kjo çështje është krejtësisht brendapartiake, por paraqet shqetësim se duke pasur parasysh që PDK-ja është parti, e cila udhëheq me vendin, domosdo, përveç që dëmtohet partia, kam frikë se këto refleksione do të vijnë edhe për vendin.
RADIO EVROPA E LIRË
Jeni nënkryetar i PDK-së dhe kohët e fundit posaçërisht në periudhën paszgjedhore flitet jo pak për ndasitë që ekzistojnë brenda saj. A ka hasmëri në PDK?
FATMIR LIMAJ
Jo, në Partinë Demokratike të Kosovës ka proces demokratik, ka njerëz të cilët pajtohen dhe s’pajtohen me mënyrën e qeverisjes, ka zëra demokratikë që thonë qëndrimet dhe mendimet e tyre, që besoj se i ndihmojnë së pari PDK-së, por mbi të gjitha i ndihmojnë vendit.
Me vetë faktin që unë thashë se në qoftë se dikush nuk i respekton organet e partisë dhe ju ngrini zërin që të kthehet dhe të bisedojë dhe t’i respektojë organet e partisë, tregon që kërkohet që të vihet demokracia së pari në parti, të respektohen organet, të cilat të kanë zgjedhur dhe pastaj me fuqinë e partisë të vazhdohet tutje.
Në qoftë se i anashkaloni, injoroni organet e partisë, unë dyshoj që atë shprehi mund ta bartni edhe në jetën institucionale dhe kjo pastaj është e dëmshme për vendin. Ne vazhdimisht kemi pasur debat brenda partisë, por tash qëndrimet politike jemi duke i nxjerrë edhe jashtë, ashtu që qytetarët dhe simpatizantët tanë të shohin mbi zhvillimet brenda për brenda partisë.
Kështu që kjo më tepër shkakton një avancim demokratik brenda PDK-së, sesa flasin për përçarje ose për diçka më tepër. Mund të them që janë dy qasje të ndryshme të orientuara në kohën e zgjedhjes së presidentit që janë bërë të qarta. Një qëndrim ka qenë kundër dhe tjetri për dhe kështu u kemi ofruar votuesve tanë, simpatizantëve dhe qytetarëve që të shohin se cili është qëndrimi më i drejtë.
E kemi thënë në të kaluarën që nëse ka qëndrim të drejtë, do ta mbështesim, por po shihet që nuk ka qenë ashtu. Po shihet që ne kemi pasur të drejtë dhe tendenca për të ikur nga përgjegjësia në parti, tregon një shenjë jo të mirë për demokracinë. Por, ai në parti në këtë rast, nuk ka marrë sugjerimet dhe praktikisht ka injoruar të tërë organet e partisë, i ka ikur përgjegjësisë, sepse ai e di saktë që e ka dëmtuar shumë partinë me veprimet e fundit.
Nuk ka dashur sigurisht të bisedojë brenda partisë për veprimet e fundit. Ka gjetur një metodë tjetër t’i ftojë një nga një kryetarët e degëve dhe jo të ulet të bisedojë me organet. Dhe, të shohim...
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Limaj, si ministër jeni përballur me pretendimet për korrupsion - si deputet po përballeni po ashtu me pretendime për krime lufte. Keni pohuar se thënia “askush mbi ligjin” duhet të jetë vërtet e zbatueshme për të gjithë. Në çka apo në kë keni menduar konkretisht?
FATMIR LIMAJ
Mendoj që është abuzuar dhe po vazhdon të abuzohet shumë me atë fjalën e hershme “askush mbi ligjin”. Së pari është abuzuar nga ata vetë që e kanë thënë dhe kemi dy-tri raste eklatante, të cilat janë abuzuar.
Fatkeqësisht, ka njerëz në misionin për sundimin mbi ligjin që punojnë në Kosovë që janë me mentalitetin e UNMIK-ut, ku bëjnë pjesë si personel i tyre dhe vazhdojnë ta shohin Kosovën jo si shtet i pavarur, por si protektorat i UNMIK-ut dhe tutorët vazhdojnë të shikojnë se ata mund të bëjnë çdo gjë dhe kur të duan dhe kjo fatkeqësisht po i kushton vendit tonë.
Kësaj fryme i ka ndihmuar edhe mënyra jonë e qeverisjes, ai mentaliteti jonë servil, dhe kam frikë që këtu po tentohet të mbytet çdo zë i pavarur, po tentohet të mbytet çdo iniciativë që buron nga vendorët, që i shërben vendit.
Dikush po i sheh me sy të keq këto iniciativa, sepse shtimi i këtyre iniciativave sikur i bën të panevojshme misionet e tilla dhe fatkeqësisht e kanë gjetur rrugën... e kam thënë dhe tashmë përfundimisht jam i bindur që ky mentalitet i UNMIK-ut dhe protektoratit duhet të marrë fund në Kosovë.
Ata, të cilët kanë ardhur, duhet të ndihmojnë dhe të na këshillojnë. Ne gjithmonë kemi pasur dhe kemi nevojë për partnerë dhe për të ndihmuar. Unë jam i bindur që BE-ja ka dërguar misione këtu për të ndihmuar, për t’i shtyrë para këto iniciativa dhe për t’i inkurajuar këto iniciativa individuale, për t’ua lënë sa më shumë lokalëve përgjegjësinë, vendorët të mësohen të qeverisin në mënyrë të pavarur.
Fatkeqësisht, misioni është duke bërë të kundërtën këtu, po i ngulfat, po i shtyp këto iniciativa dhe këtë zë, ose këtë mentalitet të pavarur që po tentohet të ndërtohet në Kosovë.
Sigurisht më lehtë për ta është të punohet me njerëz, të cilët janë të gatshëm servilohen, të punojnë çdo gjë që u thonë ata.
RADIO EVROPA E LIRË
Ku ka ngelur çështja për pretendimet për korrupsion dhe krime lufte?
FATMIR LIMAJ
Kjo është ajo që e bëj pyetje edhe unë. Absolutisht nuk, nuk kam informacion; askush nuk më ka informuar edhe për pretendimet sa kam qenë në ministri.
Mund të them që ka ardhur një institut evropian ose një organizatë joqeveritare, institut i pavarur, i cili është duke bërë hulumtime, duke e hetuar EULEX-in dhe ka ardhur konkretisht me mua një kohë, për rreth 4-5 ditë. Ata kanë kërkuar nga unë të jap mendimet e mia rreth tij, sepse ata janë duke e hetuar punën e EULEX-it se sigurisht edhe ata e kanë parë se unë jam simboli që EULEX-i ka bërë shkelje eklatante në të dyja rastet.
Unë jam shumë kureshtar të di se a ka ndonjë komision Bashkimi Evropian brenda për brenda për të kontrolluar mënyrën dhe punën se si e përmbush mandatin EULEX-i gjë që kjo tash e tutje do të jetë aktuale, sepse ky institut përmes avokatëve të mi do ta ngrejë këtë çështje për ta parë se çka po ndodh. Tani për tani asgjë nuk kam.
RADIO EVROPA E LIRË
Keni thënë se “veriu është mbi ligjin”. Kë e shihni fajtor për gjendjen e krijuar në veri?