Çfarë duhet të dini për gjyqin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së?
Your browser doesn’t support HTML5
Të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës do të dalin më 3 prill para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë. Akuzat që i ngarkojnë, përfshijnë: vrasje, torturë dhe zhvendosje me dhunë, dhe lidhen me luftën e viteve 1998/99 në Kosovë. Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm.
Si do të duket fillimi i gjyqit, sa mund të zgjasë paraqitja e provave dhe sa mund të zgjasë gjithë procesi i gjykimit? Për Radion Evropa e Lirë flet zëdhënësi i Gjykatës Speciale në Hagë, Michael Doyle.