Ndërtimet e jashtëligjshme në Brezovicë
Disa vikend-shtëpiza të konfiskuara nga institucionet e drejtësisë në Brezovicë. Radio Evropa e Lirë e ka pasur të pamundur që të verifikojë në mënyrë të pavarur pronësinë e tyre.
Makineria e rëndë, që po kryente punime në ndërtimin e vikend-shtëpizave, është po ashtu pjesë e sekuestrimit të përkohshëm.
Në këtë fotografi shihet se si gjatë ndërtimit të vikend-shtëpizave është dëmtuar në masë të madhe ambienti përreth.
Kjo është një prej zonave të ndaluara për ndërtim. Por, gjatë viteve, kjo lagje në Brezovicë është mbushur me objekte të shumta.
Në çdo kënd shihen shtëpi të reja duke u ndërtuar. Aktualisht, edhe ky objekt është i sekuestruar.
Këtij objekti, si shumë të tjerëve, i është vendosur letra njoftuese se nuk bën të përdoret deri në një vendim tjetër të gjykatës.
Letra njoftuese se objekti është i sekuestruar përkohësisht.
Një lagje e re me vikend-shtëpiza që po ndërtohej pa respektuar ligjin në një zonë të ndaluar për ndërtim.
Këto objekte po ashtu janë të konfiskuara.
Ndërtimi i këtyre objekteve në Brezovicë, sipas Prokurorisë, po bëhej pa respektuar asnjë kriter.