Si të çlirohen nga stresi gratë e “moshës së artë”?
Your browser doesn’t support HTML5
Driada Matoshi, instruktore e jogës nga Kosova, ka zgjedhur që këtë kulturë të jetesës ta ndajë me personat e, siç thotë ajo, “moshë së artë”. Driada është e para në Kosovë që aplikon jogën me gratë mbi 50-vjeçare. Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se me joga, ato kanë arritur të përmirësojnë kualitetin e shëndetit shpirtëror dhe fizik. Gratë që ndjekin seancat e jogës, kanë krijuar tashmë një komunitet, brenda të cilit ndihmojnë njëra-tjetrën.