Koreja Veriore ka testuar dy raketa, që dyshohen se janë balistike, nga kryeqyteti Phenjan.
Ato më pas është raportuar të kenë rënë në det.
Sipas Qeverisë së Japonisë, testimet e 17 janarit përbëjnë testin e katërt këtë muaj të raketave në Korenë Veriore.
Testimet e së hënës pasojnë testimet e dy raketave tjera balistike më 14 janar, disa ditë pasi Uashingtoni ka vënë sanksione të reja mbi Phenjanin.
Zyrtarë verikoreanë kanë thënë se kanë testuar edhe raketa hipersonike më 5 dhe 11 janar, ndonëse Koreja Jugore ka thënë se dyshon se Koreja Veriore ka aq kapacitet.
Koreja Veriore ka shtuar numrin e testimeve të raketave në muajt e fundit, dhe me sa duket po tenton të rrisë pozicionin e saj në negociatat potenciale mes verikoreanëve, Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore.
SHIKONI EDHE: SHBA-ja kërkon që OKB-ja të vendosë sanksione të reja ndaj Koresë së VeriutMë 2021, Koreja Veriore ka thënë se ka testuar me sukses një raketë balistike të lëshuar nga një nëndetëse dhe një mori raketash tjera, duke përfshirë edhe atë hipersonike.
Bisedimet mes Uashingtonit dhe Phenjanit - për çarmatosjen e Gadishullit Korean - janë bllokuar prej kohës së bisedimeve të zhvilluara mes liderit verikorean, Kim Jong Un dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump më 2019.
Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia ndalojnë Koresë së Veriut testimet e raketave balistike apo testime tjera bërthamore.