Gruaja me një biznes të rrallë
Your browser doesn’t support HTML5
Edona Demaj, nga Prishtina, qe tre vjet udhëheq një biznes për përpunimin e vajrave të përdorur ushqimorë. Vajrat e tilla llogariten si një nga ndotësit më të mëdhenj të tokës dhe ujit. Me qëllim mbrojtjen e ambientit, biznesi i Edonës i mbledh ato nga gastronomia dhe i eksporton jashtë vendit.