Për çka raportuam javën që shkoi?

Fazli Jashari, pacient i infektuar me koronavirus, duke u trajtuar në Klinkën Infektive në Prishtinë.

Në javën që tashmë po e lëmë pas, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar rekord të personave të infektuar me koronavirus në periudhë 24-orëshe.

Më 21 gusht, Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar 2,279 raste, pa harruar tetë viktima.

Varianti Delta i koronavirusit besohet se qëndron mbrapa kësaj rritjeje të shkallës së infektimit, derisa grup-mosha që regjistron më së shumti raste është ajo nga 20-29 vjeç.

Vaksinimi konsiderohet mbrojtja më e mirë kundër pandemisë.

Këtë e kanë thënë edhe pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Disa prej tyre të pavaksinuar, kur kanë përjetuar në infektimin në lëkurën e tyre, kanë thënë se imunizimi është mënyra më e mirë për t’i qëndruar larg sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus.

Your browser doesn’t support HTML5

Të pavaksinuarit me COVID-19 apelojnë për imunizim

Duke parë rritjen e madhe të shkallës së infektimit, Qeveria e Kosovës po këtë javë ka marrë vendim për zbatim të masave të reja për luftim të pandemisë.

Duke nisur nga 20 gushti, dëshmia për vaksinim është bërë e detyrueshme për të fituar qasje në një mori aktivitetesh, derisa organizimi i ahengjeve familjare nëpër restorante është ndaluar, ashtu sikurse puna në klubet e natës.

Shihni një përmbledhje të masave të reja në këtë infografikë.

Gabim në server

Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!

Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web

Afganistani

Edhe çështjen e afganëve e kemi trajtuar me prioritet këtë javë.

Pas pushtimit të Kabulit nga militantët talibanë më 15 gusht, mijëra afganë janë nisur drejt Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul, me qëllim të ikjes nga regjimi i talibanëve.

Your browser doesn’t support HTML5

Skena kaotike nga aeroporti teksa afganët përpiqen të ikin

Talibanët po tentojnë të prezantojnë një imazh më të moderuar pas kthimit në pushtet, ndërkohë që forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara evakuohen pas gati dy dekadave të luftës.

Gratë dhe minoritetet etnike besohet se janë grupet më të rrezikuara.

Zëdhënësi kryesor i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë se gratë do të lejohen të punojnë dhe të studiojnë dhe "do të jenë shumë aktive në shoqëri, por brenda rregullave që përcakton Islami”.

“Ne kemi të drejtë të veprojmë në përputhje me parimet tona fetare. Shtetet tjera kanë qasje, rregulla dhe rregullore tjera.. afganët kanë të drejtë të kenë të drejtat e tyre në përputhje me vlerat e tyre”, ka thënë ai.

“Ne jemi të përkushtuar për të drejtat e grave sipas ligjit islamik”, ka thënë Mujahid.

“Ato do të punojnë afër nesh. Ne duam ta sigurojmë komunitetin ndërkombëtar se nuk do të ketë diskriminim”.

SHIKONI EDHE: Talibanët: Të drejtat e grave do të respektohen sipas ligjit islamik

Misioni në Afganistan përbën luftën më të gjatë të Shteteve të Bashkuara. Përmes këtij materiali kuptoni sa ka kushtuar kjo luftë përgjatë viteve.

SHIKONI EDHE: Kostoja e luftës në Afganistan, në jetë dhe dollarë

E përmes një tjetër materiali e kuptoni kush është bashkëthemeluesi i talibanëve - Mullah Baradar. Emrin e tij ka të ngjarë ta dëgjojmë më shpesh në të ardhmen, andaj lexojeni tekstin për të kuptuar më shumë për të.

SHIKONI EDHE: Kush është Mullah Baradar – fytyra më publike e talibanëve

Kosova, ashtu sikurse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, pas negociatave me Qeverinë amerikane, kanë shprehur gatishmëri për të strehuar përkohësisht disa afganë, derisa të përfundojnë procedurat ligjore për shpërnguljen e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, ende nuk dihet data dhe numri i afganëve që do të pranojnë këto shtete.

SHIKONI EDHE: Sa ka kapacitete Kosova për të pranuar refugjatë?

Një material rreth përgatitjeve për strehim të këtyre personave në Shqipëri e keni këtu.

Your browser doesn’t support HTML5

Shqipëria gati për të pritur afganët

Politikë

Nga zhvillimet politike në Kosovë, po ju risjellim një material për nismën e partive shqiptare, të cilat kanë vendosur që të garojnë së bashku kundër Listës Serbe në Mitrovicë të Veriut.

Skënder Sadiku do të jetë bartës i listës i partive shqiptare për Asamble komunale në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut, aktualisht është Milan Radojeviq, i cili është pjesë e Listës Serbe.

Njohës të këtyre çështjeve besojnë se bashkëpunimi i partive shqiptare do t’iu jepte fuqi në komunat me shumicë serbe, pasi praktika në të kaluarën ka dëshmuar se dalja veç e veç në zgjedhje, ka ndikuar në humbjen e votave dhe jo në faktorizimin e subjekteve shqiptare.

SHIKONI EDHE: Partitë shqiptare sfidojnë Listën Serbe

Në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në Kosovë katër vjet më parë, Lista Serbe kishte fituar rreth 50 mijë vota.

Për katër vjet kjo parti ka qeverisur në 10 komuna, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Kllokot, Ranillug, Partesh, Shtërpcë, Novobërdë dhe Graçanicë.

Kur jemi te zgjedhjet, Instituti Australian për Politika Strategjike ka përmendur Kosovën bashkë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si vende që kanë qenë të përfshira në përhapjen e dezinformatave në zgjedhjet federale të mbajtura më 2019 në Australi.

Jacob Wallis, udhëheqës i programit për operacione të informimit dhe dezinformimit në Kanberra, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se një nga arsyet pse aktivitete të tilla zhvillohen në vendet si Kosova është motivi financiar dhe pak mundësi për personat e përfshirë në këto aktivitete, që të merren me diçka më të madhe.

Për këtë arsye, ai beson se qeveritë duhet të punojnë me këto grupe, për t’i nxitur ato që kapacitetet t’i drejtojnë në diçka më kreative.

Një copëz interviste e kemi bashkëngjitur më poshtë.

Your browser doesn’t support HTML5

Fushatat e zgjedhjeve - mundësi që njerëzit të përfitojnë nga dezinformatat

Ekonomi

Nga temat e ekonomisë e kemi veçuar atë për shpenzimet e diasporës në Kosovë.

Për kompaninë Laberion, që merret me prodhim të lëngjeve në Kosovë, vizitat e diasporës kanë qenë me bereqet.

Kompanisë i janë rritur shitjet për 50 për qind gjatë muajve korrik dhe gusht.

Lirim Krasniqi nga Organizata joqeveritare Germin, organizatë kjo që merret kryesisht me çështje të diasporës, ka treguar për Radion Evropa e Lirë se në rastin më të mirë, shpenzimet e tyre gjatë sezonit të verës, sipas vlerësimeve të bëra, arrijnë shifrën e 500 milionë euro.

SHIKONI EDHE: Shpenzimet deri në 500 milionë euro të diasporës 

Koronavirusi në shkolla dhe burgje

Po i kthehemi sërish pandemisë, por kësaj here nga kënde tjera.

Prindërit në Kosovë nuk e dinë nëse janë më shumë të gëzuar apo të shqetësuar nga afrimi i datës për nisje të vitit të ri shkollor.

Një numër i konsiderueshëm i fëmijëve po infektohen me koronavirus së fundmi, derisa ende ka hezitim nga disa mësues e profesorë për të marrë vaksinën kundër këtij virusi.

SHIKONI EDHE: Frikë dhe dëshirë për fillimin e vitit të ri shkollor

Gjatë kësaj jave kemi trajtuar edhe përballimin e kësaj krize shëndetësore brenda mureve të burgut.

Më 19 gusht, në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali afër Prishtinës, është vetëvrarë një i paraburgosur, i lindur më 1988.

Për shkak të përdorimit të drogave dhe çrregullimeve mendore, viktima është thënë se ka qenë në trajtim psikiatrik, psikologjik dhe mjekësor.

Për dy vdekje të tjera brenda burgjeve është raportuar në muajin prill dhe për një tjetër në shkurt të këtij viti. Të gjithë këta të burgosur është thënë se kanë ndërruar jetë për shkak të problemeve shëndetësore.

Sipas organizatave monitoruese, gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë trajtimi shëndetësor i të burgosurve është kthyer në mision të vështirë.

SHIKONI EDHE: Lufta për të mbijetuar burgun dhe pandeminë

Një zonjë si Zarije Malsiu

Jo pa shkas, materialin për Zarije Malsiun e kemi lënë për fund.

Rrugëtimi i saj përbën tregim suksesi dhe lë shijen e mirë që na duhet në këtë fundjavë.

Zonja nga Kaçaniku ka nisur të merret me biznes në moshën 53-vjeçare.

Ajo udhëheq kompaninë “Bio Fruti” në Kaçanik, që merret me grumbullimin e bimëve aromatike, të cilat përdoren si lëndë e parë për çaj, ushqim dhe ilaçe.

Lexojeni artikullin për të kuptuar se nëpër çfarë ka kaluar ajo derisa e ka çuar përpara biznesin e saj.

SHIKONI EDHE: Nga amvise në sipërmarrëse