Republika e Çekisë i ka dhënë ultimatum Rusisë që të lejojë kthimin në punë të personelit të Ambasadës Çeke të dëbuar nga Rusia deri në mesditën e datës 22 prill.
Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jakub Kulhanek, u tha gazetarëve më 21 prill se Rusia ka afat deri "nesër në 12:00 për të lejuar kthimin përsëri në Ambasadën Çeke në Moskë të të gjithë diplomatëve të dëbuar".
Në të kundërtën, ai paralajmëroi se Praga mund të dëbojë më shumë diplomatë rusë.
"Nëse ata nuk mund të kthehen, unë do të shkurtoj numrin e stafit të Ambasadës ruse në Pragë kështu që do të korrespondonte me situatën aktuale në ambasadën çeke në Moskë", tha Kulhanek.
SHIKONI EDHE: Politika çeke, e ndarë ndaj KremlinitZëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se Praga duhet t’i përdorë ultimatumet për komunikim brenda NATO-s.
"Në raport me Rusinë një ton i tillë është i papranueshëm", tha ajo.
Tensionet mes dy vendeve u përshkallëzuan pasi autoritetet çeke zbuluan se dy spiunë rusë - të akuzuar për një sulm me agjent nervor në Britani në vitin 2018 - mund të jenë pas shpërthimit vdekjeprurës në një depo armësh në Republikën Çeke më 2014.
Akuzat e inteligjencës çeke i zhytën marrëdhëniet midis Pragës dhe Moskës në nivelin më të ulët që nga fundi i dominimit sovjetik në Evropën Lindore, më 1989.
Praga dëboi 18 diplomatë rusë, ndërsa Moska, e cila mohon rolin e saj në shpërthim dhe e cilëson si provokim të sajuar nga Uashingtoni, dëboi 20 punonjës të Ambasadës çeke në Moskë.
SHIKONI EDHE: Receta e skandalit të spiunimit: Shpërthime, agjentë rusë dhe një tregtar armëshPas këtyre zhvillimeve Qeveria e Çekisë tha se ka vendosur të eleminojë korporatën shtetërore ruse Rosatom nga një tender multi-miliardë dollarësh për të ndërtuar një njësi të re të një termocentrali bërthamor.
Ndërkohë ministri i Brendshëm, Jan Hamacek, i cili ka qenë ministër i jashtëm deri në emërimin e Kulhanek, ka thënë se Praga gjithashtu nuk do të marrë parasysh më blerjen e vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër COVID-19.