Brazili regjistroi një tjetër rekord ditor të viktimave nga koronavirusi: 3,780.
Shifra e raportuar për 24 orët e fundit çon në afro 314,000 numrin e përgjithshëm të viktimave në këtë vend.
Vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Meksika kanë regjistruar më shumë.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, akuzohet për keqmenaxhim të pandemisë, ndërsa në të kaluarën ka shprehur dyshime ndaj vaksinimit dhe ka mbështetur ilaçe të paprovuara për trajtim.
Ai ka kundërshtuar vazhdimisht edhe masat e bllokimit, duke argumentuar se dëmtimi i ekonomisë do të ishte më i keq se efektet e koronavirusit.
Koronavirusi ka prekur mbi 12.6 milionë njerëz në Brazil.
Në fillim të këtij muaji, Instituti Shëndetësor Publik “Fiocruz” ka paralajmëruar se sistemi shëndetësor në Brazil është afër kolapsit.
SHIKONI EDHE: Presidenti i Brazilit infektohet me koronavirusBolsonaro po ashtu është duke u përballur me krizën më të madhe në presidencë, pasi të gjithë krerët e ushtrisë, marinës dhe forcës ajrore kanë dhënë dorëheqje.
Dorëheqja e paparë shihet si protestë ndaj përpjekjeve të Bolsonaros për të ushtruar kontroll mbi ushtrinë.
Ministri i Mbrojtjes është përplasur me Bolsonaron për çështjen e besnikërisë së forcave të armatosura.
Ministri ka këmbëngulur se ato duhet të veprojnë sipas Kushtetutës dhe jo të mbështesin personalisht presidentin.