Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është infektuar me koronavirusin e ri.
Ai u testua pasi kishte simptoma, përfshirë temperaturë të lartë dhe kollë.
Bolsonaro në vazhdimësi ka hedhur poshtë rreziqet nga koronavirusi, duke e quajtur atë "një grip të lehtë".
Ai gjithashtu u ka kërkuar autoriteteve qeveritare rajonale të lehtësojnë masat e izolimit, për të cilat ka thënë se e dëmtojnë ekonominë.
Bolsonaro gjithashtu e ka hequr rregullën e vendosjes së maskës në fytyrë.
Në bazë të të dhënave nga Universiteti John Hopkins, në Brazil deri më tani janë shënuar mbi 65 mijë të vdekur nga COVID-19.
Të infektuar me koronavirus janë 1.623.284 persona.