Ndizen qirinj për të vrarët gjatë luftës

Your browser doesn’t support HTML5

Në shumë dritare të shtëpive dhe banesave në Prishtinë dhe vendbanime tjera qytetarët kanë ndezur qirinj në shenjtë respekti për të vrarët gjatë luftës së viteve 1998-99. Një iniciativë e tillë është marrë nga organizata jo qeveritare “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”. Me datë 15 janar janë bërë 22 vjet që kur ka ndodhur Masakra e Reçakut. Mbi 13 mijë persona janë vrarë gjatë luftës në Kosovë, shumica dërmuese prej tyre ishin shqiptarë.