Kontrolli i Senatit varet nga balotazhi në Xhorxhia
Your browser doesn’t support HTML5
Dy votat e balotazhit në shtetin e Xhorxhias do të përcaktojnë se kush do ta kontrollojë Senatin amerikan dhe agjendën legjislative të presidencës së Joe Biden. Votimi i 5 janarit, vë përballë dy senatorët aktualë republikanë me kundërkandidatët e tyre demokratë. Votuesit në Xhorxhia, për 20 vjet nuk kanë zgjedhur asnjë kandidat demokrat për Senatin amerikan, por ata mbështetën Bidenin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit të kaluara. Presidenti amerikan, Donald Trump ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Xhorxhia.