Forcat e Azerbajxhanit kanë hyrë në distriktin e dytë, nga tre në total sa do t’i dorëzohen këtij shteti, në kuadër të marrëveshjes me Armeninë që u ka dhënë fund luftimeve për rajonin e Nagorno-Karabakut.
Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka thënë se njësitet e ushtrisë së këtij shteti kanë hyrë në Karvachar, sipas marrëveshjes së nënshkruar këtë muaj nga Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia.
Karvachar, që gjendet në mes të Nagorno-Karabakut dhe Armenisë, ishte planifikuar t’i dorëzohej Azerbajxhanit më 15 nëntor, mirëpo afati i fundit është shtyrë nga autoritetet azerbajxhanase për arsye humanitare.
SHIKONI EDHE: Teknologjia, taktikat dhe këshillat turke rezultuan me fitore të Azerbajxhanit në Nagorno Karabak“Puna inxhinierike është kompletuar për të siguruar lëvizjen e njësiteve tona në këtë drejtim, rrugët e vështira malore janë duke u pastruar nga minat dhe janë duke u përgatitur për shfrytëzim”, ka thënë ministria përmes një deklarate.
Armenia është pajtuar për të dorëzuar tri rajone - Agdam, Karvachar, dhe Lachin – që kanë qenë për afro tri dekada nën kontrollin armen, pas marrëveshjes së nënshkruar që i ka dhënë fund konfliktit ushtarak për rajonin e Nagorno-Karabakut.
Agdam është dorëzuar më 20 nëntor, derisa Lachin do të dorëzohet më 1 dhjetor.
Zbatimi i marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Rusia është diskutuar ndaras gjatë bisedave telefonike në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe kryeministrit armen, Nikol Pashinian, ka thënë Kremlini më 24 nëntor.
SHIKONI EDHE: Armenët u vunë zjarrin shtëpive përpara se t'ia dorëzonin fshatin AzerbajxhanitTë tre liderët kanë diskutuar edhe për ndihmën humanitare për njerëzit e Nagorno-Karabakut dhe çështjet ekonomike, ashtu sikurse edhe çbllokimin e komunikimeve për transport në këtë rajon, ka thënë po ashtu Kremlini përmes një deklarate.
Nagorno-Karabaku njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë së saj armene ka qeverisur këtë rajon prej kur trupat azerbajxhanase dhe civilët azerbajxhanas u dëbuan nga rajoni në luftën e viteve 1990.