Ndihmësit e Navalnyt thonë se ai u helmua në hotel, jo në aeroport
Your browser doesn’t support HTML5
Mbështetësit e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, kanë publikuar një video ku tregojnë se si ata kanë mbledhur shishe uji nga dhoma e tij e hotelit në qytetin Tomsk, pasi ata kanë dëgjuar se ai ishte sëmurë derisa ishte në aeroplan gati për t’u nisur për në Moskë. Ata thonë se shkencëtarët gjermanë kanë gjetur një agjent nervor ushtarak të kohës së Bashkimit Sovjetik që i përket grupit të njohur si Noviçok. Më herët është raportuar se ai është helmuar në aeroplan.