Përkujtohen mjekët që vdiqën nga COVID-19
Your browser doesn’t support HTML5
Në shumë qendra ambulatore dhe spitalore në Kosovë janë ndezur qirinj në shenjë respekti për punëtorët shëndetësorë që kanë humbur jetën nga sëmundja COVID-19. Deri më tash, raportohet se kanë vdekur shtatë mjekë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë mbi 1,300 mjekë, infermierë si dhe punonjës të tjerë shëndetësorë, janë infektuar që nga fillimi i pandemisë në muajin mars.