Televizioni shtetëror rus akuzon Bill Gatesin për koronavirusin

Your browser doesn’t support HTML5

Televizioni shtetëror rus ka transmetuar një raport prej 15 minutash, në lidhje me teoritë e pabazuara konspirative që miliarderi Bill Gates është përgjegjës për pandeminë e koronavirusit. Raporti u transmetua në të njëjtën ditë kur një raport i Bashkimit Evropian tha se media shtetërore në Rusi po zhvillon një “fushatë të koordinuar për të mbjellë konfuzion” në lidhje me origjinën e virusit.