Çfarë mishi hanë kosovarët?
Your browser doesn’t support HTML5
Më shumë se 45 milionë kilogramë të llojeve të ndryshme të mishit të gjedhit, pulës dhe derrit futen në Kosovë çdo vit, pasi prodhimi i mishit në Kosovë nuk e përmbush as gjysmën e nevojave të tregut. Sasia më e madhe e mishit që hyn në Kosovë është nga Brazili, prej nga importohen gjithsej 18 milionë kilogramë mish. Pavarësisht kontrolleve që i bëhen mishit vendor si dhe të importuar, vetëm këtë vit janë asgjësuar më shumë se 120 tonë mish i prishur dhe produkte me origjinë shtazore.