Shtohet fluksi i qytetarëve që votojnë në orët e pasdites
Your browser doesn’t support HTML5
Në orët e pasdites është rritur numri i qytetarëve që kanë dalë në votime. Numër më i madh i qytetarëve është vërejtur edhe në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë. Deri në ora 15.00, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, në Kosovë votuan 566.642 qytetarë e që në përqindje i bije 29,24 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve. Sipas KQZ-së, në zgjedhje e sotme deri në orën 15.00 kanë votuar 57.630 persona më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2017.