Prokuroria dhe Inspektorati tregojnë rezultatet e aksionit
Your browser doesn’t support HTML5
Prokuroria e Speciale e Kosovës dhe Inspektorati Policor ka konfirmuar se nga aksioni i policisë në disa lokalitete, kryesisht në veri të Kosovës, janë ndaluar 19 zyrtarë policorë dhe 10 qytetarë të cilët i kanë penguar autoritetet e rendit në realizimin e aksionit. Nga 19 të arrestuarit, 11 janë serbë, 7 shqiptarë dhe një boshnjak.