Gjoba të reja në trafik
Your browser doesn’t support HTML5
Gjoba shumë të larta është duke aplikuar Policia e Kosovës ndaj çdo personi që thyen rregullat në komunikacion. Aplikimi i këtyre gjobave ka filluar nga 1 janari i këtij viti. Policia thotë se 214 personave i u është ndaluar drejtimi i automjeteve. Mbi 500 ngasës kanë pësuar nga heqja e pikëve pasi ata kishin shkelur rregullat e parapara me ligjin për trafik.