Çfarë presin nga kryetari i ri qytetarët e Mitrovicës së jugut?

Your browser doesn’t support HTML5

Në Mitrovicën e jugut, po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve. Në garën e balotazhit janë duke garuar Valdete Idrizi nga PDK dhe Agim Bahtiri nga AKR. Qytetarët thonë se kjo komunë ka mjaft probleme, një pjesë e së cilave u takojnë që t’i zgjidhin organet komunale dhe kryetari i saj, kushdo që fiton garën e balotazhin për të udhëhequr këtë komunë.