Sa iu besojnë të rinjtë konkurseve në sektorin publik dhe atë privat?
Your browser doesn’t support HTML5
Konkurset për vende pune, si në institucionet shtetërore, po ashtu edhe në sektorin privat, të rinjtë në Kosovë i konsiderojnë vetëm formale. Ata konsiderojnë se nepotizmi është i pranishëm në të gjithë sektorët. Sipas tyre, për shkak të ndikimeve politike, gjetja e një vendi të punës, pavarësisht shkollimit që mund të kesh, është shumë e vështirë.