Protestë e punëtorëve të KEDS-it
Your browser doesn’t support HTML5
Punëtorët e Distribucionit të Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS) kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës. Ata kanë kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, si dhe vazhdimin e mbikëqyrjes së kontratës testuese të privatizimit të KEDS-it për t’i ruajtur të gjitha vendet e punës. Federata Sindikale e Pavarur "Elektro-Kosova" ka thënë se vetëm gjatë javës së kaluar janë larguar nga puna rreth 80 punëtorë.