Mijëra migrantë të bllokuar
Your browser doesn’t support HTML5
Rreth 8,500 migrantë janë të bllokuar në kufirin Greqi-Maqedoni, në një kamp të planifikuar vetëm për 1,500 njerëz. Pika kufitare Idomeni është mbyllur pas protestave të së hënës nga migrantët, të cilët kanë dashur të kalojnë dhunshëm kufirin. Disa migrantë janë të bllokuar në këtë kamp për më shumë se një javë. Maqedonia, në mënyrë sporadike, lejon brenda vetëm refugjatë nga Siria dhe Iraku. Javën e kaluar, ajo ka nisur t’iu refuzojë hyrjen refugjatëve afganë.