Bashkimi Evropian ka shtuar edhe 11 zyrtarë të vetëshpallur të republikave separatiste në lindje të Ukrainës në listën e individëve që janë subjekt i ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të udhëtimit, si pasojë e krizës në Ukrainë.
BE-ja i kishte vendosur sanksionet në fillim të kësaj jave, por emrat janë bërë publik sot.
Emrat e ri përfshijnë Aleksandr Borodai, konsultant politik nga Moska, 41 vjeçar dhe i ashtuquajturi kryeministër i Republikës së vetshpallur të Donjeckut.
Zyrtarët e tjerë të kësaj repubike të vetshpallur që janë përfshirë në listën e të sanksionuarve janë edhe i ashtuquajturi ministër i sigurisë, Aleksandr Khodakovsky, zëvendëskryeministri, Aleksandr Kalyussky, dhe ministri i vetshpallur për propagandë pro separatiste, Aleksandr Khryakov.
Separatistët e Lluhanskut janë përfshirë gjithashtu në listën e personave të sanksionuar.
Në listën e BE-së për tu sanksionuar nga zona e Lluhanskut ësjyë Marat Bashirov, i ashtuquajturi kryeministër i republikës së vetshpallur të Lluhanskut.
Të përfshirë në të njejtën listë janë edhe zëvendëskryeministri i vetshpallur Lluhanskut, Vasyl Bikitin, udhëheqësi i të ashtuquajturit, Këshilli Supremi, Aleksey Karyakin, ministri i vetshpallur i brendshëm, Yurij Ivakin, ministri i vetshpallur i mbrojtjes, Igor Plotnisky.
Lista gjithashtu përfshinë, Nikolay Koztitsyn, komandanti i forcave kozake, dhe Oleksiy Mozgovy, përgjegjës për ushtrime ushtarake të separatistëve që po luftojnë kundër forcave qeveritare të Ukrainës.
Deri më tash, Bashkimi Evropian ka krijuar një listë me sanksione prej 72 individëve dhe dy entiteteve që po kërcënojnë integritetin territorial të Ukrainës.
Zhurnali zyrtar i BE-së thonë se sanksionet të cilat janë aprovuar nga ambasadorët e BE-së gjatë kësaj jave, do të fillojnë së zbatuari nga e diela.
Rusia i ka dënuar vendosjen e sanksioneve ndaj personave të lartpërmendur.
I deleguari i Moskës në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizov, ka thënë se futja në listën e zezë të liderëve të separatistëve nuk ndihmon në përpjekjet për të gjetur zgjidhje politike të krizës në Ukrainë. (a.haraqija)