Kosova vazhdon të varet nga importi i produkteve të vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Madje, sipas shifrave zyrtare, në tremujorin e parë të këtij viti, eksporti ka shënuar rënie, ndërkaq eksporti rritje.
Edhe zyrtarë të Bankës Botërore në Kosovë, ditë më parë kanë deklaruar se ka rënie të eksporteve. Sipas tyre eksportet e mallrave vitin e kaluar kanë qenë 6.3 për qind në rritje, derisa në këtë viti për tre muajt e parë kemi pasur rënie prej 2.3 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Rënia e nivelit të eksportit, sipas ekspertëve për çështje ekonomike, ndodh për shkak të performancës së dobët të kompanive prodhuese dhe mungesës së konkurrencës me vendet e rajonit.
Berat Rukiqi, nga Oda Ekonomike e Kosovës, konsideron se baza e industrisë prodhuese është shkatërruar gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë dhe kjo ka bërë që kompanitë e rajonit të zënë hapësirë të madhe në tregun kosovar.
“E tërë kjo ka krijuar mundësinë që prodhuesit e vendeve të rajonit të depërtojnë në tregun e Kosovës shumë shpejt, në mungesë të produkteve vendore. Dhe, tash e ruajnë atë treg, shpeshherë edhe me metoda që nuk janë të pranueshme në tregti, sidomos duke subvencionuar eksportin apo prodhuesit e tyre duke hyrë edhe me çmime damping”, thotë Rukiqi për Radion Evropa e Lirë.
Ndryshe, në një raport të publikuar të enjten nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, flitet për një deficit tregtar më të lartë për muajin prill. Eksporti i mallrave në muajin prill kishte vlerën e 24.4 milionë eurove, ndërsa importi 205.8 milionë euro. Kjo tregon një rënie prej 12.7 për qind për eksport, ndërsa për import thuhet se nuk ka ndryshim me periudhën e njëjtë të vitit 2013.
Pra, eksporti mbulon importin me 11.9 për qind. Partnerët kryesorë tregtar, sa i përket eksportit dhe importit në Kosovë, në raport me prillin e vitit 2014 janë vendet e Bashkimit Evropian, të cilat marrin pjesë me 30.4 për qind për eksport dhe 43.0 për qind për import. Ndërsa, vendet e CEFTA-s marrin pjesë me 47.3 për qind për eksport dhe 27.9 për qind për import.
Por, profesori në Universitetin e Prishtinës, Naim Gashi, thotë se prodhuesit kosovarë ende janë larg të qenët konkurrentë me bizneset e vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.
Pozita e pafavorshme tregtare, thotë Gashi, do të vazhdojë derisa zhvillimi ekonomik, konkretisht industria prodhuese të jetë prioritet i ekzekutivit.
“Unë mendoj se prodhuesit vendorë kanë nevojë më tepër luftimin e ekonomisë joformale dhe kontrollimin e mallrave që hyjnë në Kosovë, kualitetin e tyre, afatin e skadimit. Gjithashtu, bizneset vendore kanë nevojë për uljen e kamatave të kredive të tyre. Biznesi vendor ka nevojë për zvogëlimin e burokracisë në nivel qendrore dhe në nivel lokal”, thekson Gashi.
Gashi vlerëson se Kosova ka sektorë të mjaftueshëm, të cilët do të ndikojnë në rritjen e eksportit vendor.
“Biznesi vendor ka nevojë më tepër që në sektorët strategjikë, ku Kosova ka potenciale zhvillimore, siç është sektori i bujqësisë dhe përpunimeve të ushqimeve, të stimulohet përmes kredive dhe subvencioneve të ndryshme, siç bëjnë të gjitha vendet e rajonit dhe Evropës”, vlerëson Gashi.
Edhe Berat Rukiqi pohon se autoritetet kompetente duhet të përmirësojnë konkretisht sektorin e bujqësisë në mënyrë që produktet ushqimore të zëvendësohen nga ato të huaja me prodhime vendore.
“Prodhimtaria e produkteve bujqësore të rritet në mënyrë që një pjesë e madhe e produkteve që konsumohen nga qytetarët, të zëvendësohet me produkte vendore. Pra, është një e mirë, sepse edhe tashmë në fushatë zgjedhore shumica e partive politike po premtojnë, këtë po e paraqesin si prioritet. Shpresa jonë mbetet që këtë prioritet, jo vetëm ta deklarojnë, mirëpo edhe ta zbatojnë”, potencon Rukiqi.
Se a do të përmirësohet gjendja e industrisë prodhuese mbetet të shihet pas përfundimit të zgjedhjeve të tetë qershorit, pasi të gjitha subjektet politike në fushatën parazgjedhore po premtojnë përmirësim të gjendjes ekonomike, konkretisht investime në bujqësi.