Dita e sotme shënon fillimin e procesit gjyqësor në Gjykatën Themelore në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, në rastin që njihet si “Grupi i Drenicës”, nën dyshimet për krime lufte.
Ndërkaq, rreth orës 17 ka përfunduar seanca e parë dëgjimore e nisur paradite në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ndaj katër të pandehurve nga “Grupi i Drenicës”, Sabit Geci, Sylejman Selimi, Avni Zabitin dhe Jahir Demakun.
Kjo seancë është mbajtur në mungesë të tre të dyshuarve të tjerë, Sami Lushtaku, Sahit Jashari dhe Ismet Haxha, të cilët ishin arratisur me 20 maj nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku edhe gjendeshin për trajtim mjekësor.
Këtë e ka konfirmuar Misioni evropian për sundimin e ligjit – EULEX. Zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tashmë ekziston urdhër arresti për tre të pandehurit.
“Tre prej shtatë të pandehurve në rastin e ashtuquajtur 'Grupi i Drenicës' nuk janë paraqitur në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e cila filloi sot. Prandaj, gjyqtari kryesues në këtë rast lëshoi një urdhër për arrestimin e tre të pandehurve të cilët janë të arratisur nga drejtësia. EULEX-i i bën thirrje Shërbimit Korrektues të Kosovës, si institucion me përgjegjësi ligjore për transferimin e të pandehurve në gjykime, si dhe Policisë së Kosovës, që t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për sjelljen e tre të arratisurve para drejtësisë”, ka thënë Krasniqi.
Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur më 8 nëntor të vitit të kaluar aktakuzë ndaj 15 personave në këtë Gjykatë, nën dyshimet se kanë “kryer krime lufte kundër popullatës civile, përfshirë tortura, keqtrajtim të të burgosurve, dhe vrasje”, të cilat supozohen të jenë kryer në një qendër paraburgimi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Likoc të komunës së Skenderajt, në vitin 1998.
Policia e Kosovës ndërkaq, ka njoftuar se ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për kërkimin e tre personave të “Grupit të Drenicës".
Zëdhënësi i kësaj policie, Baki Kelani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se organet e rendit kanë ndërmarrë dhe po ndërmarrin të gjitha masat për gjetjen e të arratisurve.
“Lidhur me rastin në fjalë, mund të konfirmoj se Policia e Kosovës, bazuar edhe në kërkesën për letër-rreshtim të Shërbimit Korrektues, ka ndërmarrë masat e nevojshme policore, duke përfshirë edhe ato në vendkalimet kufitare, aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë dhe në momentin e hasjes të njëjtëve, [ata] do të dërgohen në burgun e Dubravës, konform kërkesës së letër-rreshtimit të Shërbimit Korrektues”, ka thënë zëdhënësi Kelani.
Njoftimet nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, nën përkujdesjen e të cilit gjendeshin të
dyshuarit, flisnin për arratisjen e zoti Lushtaku, Haxha dhe Jashari, ndonëse të afërmit dhe avokatët e tyre mbrojtës kanë pohuar se ata gjendeshin në hapësirat e spitaleve në Prishtinë dhe po negocionin vendin e mbajtjes së procesit gjyqësor ndaj tyre.
Veprim i të dyshuarve thuhet të jetë rezultat i mospajtimit për t'u transferuar në qendrën e paraburgimit në Mitrovicën e Veriut, duke qenë se procesi gjyqësor mbahet në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës.
Të enjten, gjithashtu, në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë protestuar edhe një numër i pjesëtarëve të Organizatës së veteranëve të luftës të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.
Përfaqësuesi i kësaj organizate, Smajl Elezaj, ka theksuar se qëllimi i protestës është pamundësimi i arrestimit të Lushtaku, Haxhës dhe Jasharit:
“Ne kemi ardhur që të pamundësojmë arrestimin e tyre. Nuk ka siguri në Mitrovicë. Kemi kërkuar tash e tri ditë që të tërhiqet ai vendim, por nuk është tërhequr. Shkaku i kësaj, për të pamundësuar arrestimin e tyre, ne kemi ardhur në përkrahje të tyre dhe familjarëve. Nuk është e vërtetë, sipas familjarëve, që janë të arratisur. Janë këtu, por nuk janë të gatshëm që t’i përgjigjen EULEX-it, sepse ka qenë një vendim shumë i padrejtë”.
Por, zëdhënësi i EULEX-it, Krasniqi, ka sqaruar qëndrimin e këtij misioni, lidhur me kërkesat e avokatëve që përfaqësojnë të pandehurit e arratisur:
“Edhe një herë, misioni dëshiron të theksojë se sundimi i ligjit nuk negociohet dhe është gur-themel i çdo shoqërie demokratike”.
Lidhur me situatën e krijuar, edhe Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se është formuar grupi i përbashkët punues nga kjo ministri, Shërbimi Korrektues dhe EULEX-i, i cili, siç thuhet, "do të shqyrtojë veprimet e ndërmarra dhe ato të mëtutjeshme".