Numri i azilkërkuesve nuk është i madh dhe ata që vijnë, Kosovën e shohin si një vend transit dhe jo destinacion, deklarojnë zyrtarët nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme, tregojnë se që nga fillimi i këtij viti, janë regjistruar 18 azilkërkues, kurse aktualisht në qendër janë 7 persona, duke qenë se 11 prej numrit të përgjithshë nuk janë rikthyer në qendër.
Udhëheqësi i Qendrës për Azil, Fitim Zariqi tha për Radion Evropa e Lirë, se numri i azilkërkuesve në Kosovë është relativisht i vogël dhe se ata kryesisht janë nga vende e lindjes.
“Deri para dy viteve, numri i më i madhe i azilkërkuesve ka qenë nga Afganistani, tani prin Siria, do të thotë në dy vitet e fundit. Kjo sigurisht lidhet me konfliktin në Siri”, tha Zariqi.
Zariqi ka thënë se janë disa persona që shprehin interesim për të qëndruar në Kosovë, meqë mendojnë se më lehtë mund të gjejnë punë.
“Kohëve të fundit ka një interesim që të qëndrojnë këtu. Sigurisht ata e lidhin me kushtet ekonomike në Kosovë thonë se me lehtë gjejnë punë në shtetet evropiane. Ka edhe ta atillë që janë të interesuar të jetojnë në këtu pasi që tash veç ka punë”, u shpreh Zariqi.
Qendër për Azil në Kosovës e cila gjendet në Komunën e Lipjanit, nuk e di se ku mund të jenë apo nga shkojnë persona të cilët nuk kthehen në qendër e që kanë qenë të regjistruar si azilkërkues.
Zariqi tregon se pas intervistave dhe marrjes së të dhënave personale, pajisja e tyre me letërnjoftimin e azilkërkuesit, atyre në bazë të ligjit u lejohet të dalin nga qendra gjatë ditës dhe të qëndrojnë jashtë deri në orën 22:00.
“Ata e shfrytëzojnë këtë liri dhe largohen. Qendra nuk e di se në cilin drejtim largohen, por është e obliguar që të njoftojë policinë e migracionit duke i njoftuar se një azilkërkues është larguar nga qendra dhe nuk dihet nga ka shkuar”, tregoi Zariqi.
Persona të cilët hyjnë në Kosovës dhe paraqitet në polici si azilkërkues, atyre menjëherë ju ofrohet mbrojtja ligjore.
Sipas Ligjit për Azil, neni 11 thotë se 1.“azilkërkuesi mund të kërkojë azil në një gjuhë të cilën ai ose ajo e kupton. Azilkërkuesi në një afat pesëmbëdhjetë (15) ditor që nga paraqitja e kërkesës për azil do të informohet në një gjuhë të cilën e kupton lidhur me procedurën e azilit, të drejtat dhe detyrimet në procedurën e tillë, si dhe për të drejtën të kontaktojë UNHCR-në dhe ndonjë Organizatë Joqeveritare të cilat iu ofrojnë ndihmë azilkërkuesve”.
Në Kosovë, ekziston organizata joqeveritare Programi për të Drejtat Civile, që në këto raste ndihmon juridikisht azilkërkuesit.
Naim Osmani drejtor ekzekutiv i kësaj organizate shpjegoi se në të gjitha fazat e procedurës së vendosjes lidhur me kërkesat për azil, ata përfaqësohen nga personeli i organizatës.
“Të gjitha problemet kanë të bëjnë më çështjet të cilat ndërlidhen me përvojen tonë në ketë lëmi. Korniza ligjore veç gati është kompletuar, që ka qenë problematike deri vonë”, tha Osmani.
Edhe Osamni thotë se numri i personave që janë azilkërkues në Kosovë, tregon se Kosova nuk është vendi ku ata mendojnë të qëndrojnë gjatë.
“Ata rrinë disa javë, mund të jenë disa muaj, pastaj vazhdojnë me tutje. Prandaj mund të thuhet lirisht se Kosova është një vend transiti për kërkuesit e azilit, pra nuk është vend i destinacionit”, tha Osmani.
Në kuadër të përpjekjeve për t’u afruar me vendet Bashkimin Evropian dhe në mënyrë që edhe Kosova të përfitojë nga procesi i liberalizmit të vizave, institucionet e kosovare janë duke u angazhuar që të plotësojnë standardet edhe për personat të cilët kërkojnë azil në Kosovë.