Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës ishte vetëm një nga vendimet e çuditshme për praktikat parlamentare, ngaqë ky institucion gjatë këtij mandati ka marrë edhe veprime anti-kushtetuese dhe joligjore.
Një konstatim i tillë del si rezultat i raportit të prezantuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili monitoron punën e Kuvendit.
Legjislatura e katërt që shkarkoi veten javën e kaluar, është cilësuar si më e dobëta në historinë edhe ashtu jo shumë të gjatë parlamentare të Kosovës.
Analisti Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se qysh në start kjo legjislaturë mbahet mend për vendimin antikushtetues për zgjedhjen e presidentit.
“Veprimi i parë anti-kushtetues ishte zgjedhja e Presidentit Behxhet Pacolli të cilën e konfirmoi edhe vetë Gjykata Kushtetuese. Trajtimet e vendimeve të Gjykatës, kanë qenë çështje të tjera të cilat kanë dëmtuar rëndë imazhin e këtij institucioni”, tha Selmanaj.
Si institucioni më i lartë ligjvënës, Kuvendi është menduar të jetë i ndarë nga pushtetet tjera dhe të mbrojë ligjshmërinë në vend. Mirëpo, sipas raportit të KDI-së, Kuvendi madje ishte përzier edhe në vendimet e gjykatave.
Driton Selmanaj rikujton vetëm disa nga veprimet e tilla të kësaj legjislature:
“Trajtimi i vendimit të gjykatave kanë qenë precedentë të tjera që e kanë dëmtuar rëndë imazhin e këtij institucioni. Në asnjë rast nuk guxon që pushteti të përzihet në demokraci të mirëfilltë. Kuvendi në dy raste i ka marrë në trajtim. Rasti i njohur në popull si rasti Kiçina dhe rasti për Fabrikën e Tubave, ne mendojmë këto dyja që e kanë cenuar Kushtetutën”.
Përndryshe, KDI- në raportet e veta monitoruese zakonisht bën edhe vlerësimin e performancave të deputetëve aktiv dhe pasiv.
Sipas rezultatit të prezantuar, nga analistja e këtij instituti, Qëndresa Masolli, del se deputeti më aktiv ishte Visar Ymeri i Vetëvendosjes, kurse më pasiv deputeti nga komuniteti serb, Sreten Ivanoviq.
Sipas monitorimit të prezantuar nga KDI-ja, me veprimet e veta, ky Kuvend e ka dëmtuar rëndë imazhin e tij si institucion.
Aty përmenden sidomos mbikëqyrja e dobët parlamentare, mungesa e debatit parlamentar, pastaj papërgjegjësia e deputetëve për të qëndruar në seanca plenare që ka ndikuar që rreth 70 për qind e seancave të ndërpriten për shkak të mungesës së deputetëve.
Kurse, nga vendimet më sfiduese politike që i ka kaluar ky Kuvend veçohen, miratimi i legjislacionit që ka përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, pastaj Ratifikimi i Marrëveshjes së 19 Prillit me Serbinë, miratimi i Ligji për amnisti dhe ai për formimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.