Prokuroritë e Kosovës në nivel vendi, për gjashtë muaj kanë shqyrtuar 238 raste të dyshuara për korrupsion, nga gjithsej 735, sa janë paraqitur në prokurori.
Përfaqësues nga prokuroritë, kanë bërë të ditur se lidhur me këto raste janë të përfshirë 2081 persona, duke përmendur këtu zyrtare të institucioneve të ndryshme të nivelit qendror dhe atij lokal.
Koordinatorja nacionale kundër korrupsionit, pranë zyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula, gjatë një konference për media, ka publikuar statistika rreth rasteve të korrupsionit.
Ajo ka bërë të ditur se nga nëntori i vitit të kaluar deri në fund të muajit prill të këtij viti, prokuroritë kanë ngritur aktakuza për 263 persona, prej tyre për 38 persona është dhënë urdhri ndëshkimor; për 39 persona prokuroritë kanë ngritur aktakuzë të drejtpërdrejtë, ndërsa për 186 persona kanë arritur të ngritin aktakuza, pasi që kanë zhvilluar hetimet ndaj tyre.
Këshilli Prokurorial, vitin e kaluar kishte nxjerrë Planin e Veprimit për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit.
Me anë të këtij plani, i cili ka për qëllim luftimin e kësaj dukurie, Laura Pula ka thënë se kanë arritur përparim në mënyrën e zgjidhjes së rasteve të korrupsionit.
“Në bazë të statistikave dhe konkludimeve që nga data 4 nëntor deri më 30 prill kemi arritur një përparim të prokurorëve në mënyrën e zgjidhjes së rasteve dhe punës së tyre. Nëse e analizojmë se sa ditë punë janë, do të thotë se për 132 ditë pune, prokurorët kanë arritur t’i zgjidhin për çdo ditë nga dy raste ndaj pesë personave dhe për çdo ditë kanë arritur t’i ngritin nga dy aktakuza në ditë”, ka treguar Pula.
Prokuroria ka zbuluar edhe pozitat që mbajnë zyrtarët që tashmë janë pjesë e aktakuzave. Kësisoj, prokuroria ka bërë me dije se janë 3 deputetë, 12 policë të Kosovës, 7 avokatë, 2 doganierë, një kryetar komune, 2 nënkryetarë, një mjek dhe zyrtarë të tjerë, si dhe përfaqësues të kompanive të ndryshme.
Laura Pula gjatë konferencës së mbajtur, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i raportojnë rastet e korrupsionit në mënyrë që veprimet korruptive, të vihen para drejtësisë.
Sidoqoftë, në hulumtimet e bëra nga mekanizma vendorë dhe ndërkombëtarë, thuhet se mosmarrja e hapave të fuqishëm kundër korrupsionit po rrezikon funksionimin e shtetit të së drejtës dhe ndikon negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve.
Arton Demahasaj, përfaqësues ligjor në Organizatën për Demokraci dhe Anti-Korrupsion "Çohu", në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se prokuroritë në Kosovë shumë pak janë duke i shqyrtuar rastet e korrupsionit.
“Ne gjithmonë e kemi krahasuar shqyrtimin e lëndëve të korrupsionit me shqyrtimin e lëndëve, në përgjithësi, dhe vazhdimisht statistikat kanë treguar që diku 70 për qind, prokuroritë i shqyrtojnë lëndët penale në përgjithësi, ndërsa lëndët penale kundër korrupsionit përqindja ka qenë 40. Pra, është një disbalanc shumë i madh në mes të lëndëve penale në përgjithësi dhe lëndëve penale të korrupsionit. Pra, lëndët kundër korrupsionit janë lëndët që shqyrtohen më së paku nga prokuroritë dhe gjykatat”, ka thënë Demhasaj.
Pavarësisht përpjekjeve të ndryshme institucionale, korrupsioni në Kosovë mbetet njëri prej problemeve më shqetësuese në shoqërinë kosovare.
Të dhënat të cilat janë publikuar nga Prokuroria e shteti, sipas Demhasajt, nuk tregojnë se ka një luftë të duhur kundër korrupsionit.
“Duhet të ketë një luftë reale kundër korrupsionit, pra duhet të fillohet që të luftohet kjo dukuri. Ne e kemi të kundërtën, niveli i korrupsionit në Kosovë është në rritje dhe si pasojë e kësaj, të gjitha vendet e Bashkimit Evropian e kanë humbur besimin në Kosovë dhe kjo është pasojë që sot ne jemi i vetmi vend në rajon që nuk e kemi liberalizimin e vizave”, është shprehur Demhasaj.
Në raportin e fundit të organizatës “Transparency International”, që bën matjen e indeksit të perceptimit të korrupsionit në 177 shtete kishte renditur Kosovën në vendin e 111 sa i takon shkallës së lartë të korrupsionit.
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Kosova mban pozitë më të avancuar vetëm ndaj Shqipërisë, e cila renditet në vendin e 116-të.