Njohësit e integrimeve evropiane konsiderojnë se forcimi i sundimit të ligjit në Kosovë, ende nuk ka ndodhur dhe si pasojë, thonë ata, do të vonojë edhe procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët.
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, gjatë vizitës që i bëri Kosovës, gjatë kësaj jave, me rastin e përmbylljes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ka përgëzuar institucionet e vendit për punën e bërë në këtë drejtim, po ka përmendur sfidat që Kosova ka për t’i tejkaluar.
Naim Rashiti, analist i Grupit Ballkanik për Politika, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova vazhdon të mos tregojë rezultate të mjaftueshme në reforma dhe forcim të ligjit.
“Kosova ka bërë hapa administrativë po ende percepcioni rreth sundimit të ligjit, nuk ka ndryshuar. Në të njëjtën kohë, ka edhe një mungesë të madhe të vullnetit brenda BE-së për ta avancuar procesin e liberalizimit të vizave”.
“Mbetet ende kriter politik i fuqishëm po aq sa edhe teknik në aspektin e përmirësimit të rendit dhe ligjit, kështu që nuk pritet ndonjë përshpejtim së shpejti”, thotë Rashiti.
Edhe njohësi i integrimeve evropiane, Fatmir Curri nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), konsideron se Kosova duhet të fillojë seriozisht t'i përfundojë reformat kyçe në shumë fusha.
“Për shembull, kriteret afatmesme të studimit të fizibilitetit nuk janë plotësuar. Nuk është përmbyllur reforma e administratës publike. Nuk janë përmbyllur reformat zgjedhore, të cilat kanë qenë parakushte për përmbylljen e MSA-së. Dhe, tani Komisioni Evropian, duke shkelur premtimet apo konstatimet e veta, po hyn në një fazë të siglimit të marrëveshjes, ende pa u përmbyllur këto pjesë të rëndësishme të legjislacionit tonë, që kanë qenë parakushte për mbylljen e negociatave për MSA-në”, shprehet Curri.
Për më tepër, Curri konsideron se mesazhet, të cilat iu dhanë institucioneve të Kosovës nga komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, nuk kanë qenë shumë të qarta.
“Edhe rekomandimet që iu dhanë institucioneve kosovare, ishin të mjegullta dhe natyrisht ftonin për më shumë punë dhe më shumë përkushtim për të dyja palët. Ata u përgëzuan për atë që është arritur, por ajo që shihet në terren ka shumë paqartësi, sepse i gjithë ky proces i negociatave, për ne si shoqëri civile, ka qenë i mbyllur dhe jotransparent”, thekson Curri.
Ndryshe, sa i takon hyrjes në fuqi të MSA-së, zyrtarët e institucioneve të Kosovës kanë deklaruar se “tani kjo është punë e procedurave të brendshme të institucioneve të BE-së dhe pas hyrjes në fuqi, Kosova dhe BE-ja për herë të parë do të krijojnë mekanizma institucionalë të bashkëpunimit, të parapara me MSA-në, njëjtë sikurse vendet e rajonit”.
Qytetarët kosovarë ende përballen me vështirësi të shumta që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes në vendet e zonës Schengen.
Kriteret që duhet plotësuar Kosova për liberalizim vizash, disa herë janë përmendur në Raportin e progresit të Komisionit Evropian.
Raporti i fundit, si shqetësim kryesor ka veçuar nivelin e lartë të korrupsionit, krimit të organizuar, ndikimin politik në institucione të pavarura, ndërhyrjet në gjyqësor, mungesën e reformës së administratës publike, e të tjera.