Deri ditë më parë, liderët e dy partive më të mëdha në vend, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, patën proklamuar se zgjedhjet do të mbahen të parakohshme në qershor.
Por, kjo do të varet nëse do të mund të arrihet brenda pak ditësh vendimi për Gjykatën speciale për krime të luftës, për mandatin e EULEX-it, si dhe nga mundësitë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të zbatuar Ligjin e ri zgjedhor.
Ish-shefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se situata aktuale në Kuvendin e Kosovës ofron mjaft argumente që tregojnë se mbajtja e zgjedhjeve nuk duhet të shtyhet më larg se në qershor.
“Në qoftë se marrim parasysh vështirësinë e vazhdueshme të funksionimit të Kuvendit, mosrealizimin e detyrave të tij, mungesën e kuorumit - shpeshherë edhe për shkak të qëllimeve politike dhe veprimeve të koalicionit qeverisës dhe partisë kryesore në koalicion, por edhe të opozitës - sigurisht që argumenti i parë dhe më bindës mbase do të ishte që sa më parë të ndodhë një shkas. Dihet cili është ai shkas, mosbesimi ndaj Qeverisë ose shpërbërja e Parlamentit dhe të caktohen zgjedhjet diku në fillim të qershorit”, thekson Baraliu.
Ai shton se tashmë ekziston një klimë për mbajtjen e zgjedhjeve në qershor, qoftë në opinion, qoftë edhe te vetë klasa politike në vend.
Mendim të ngjashëm shfaq edhe Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës. Sipas tij, partia në pushtet nuk e ka më shumicën parlamentare në Kuvend dhe se stabilitetin institucional aty po e bart opozita, e cila në çdo situatë mund ta bllokojë këtë institucion.
Megjithatë, sipas tij, ende ka zëra që e arsyetojnë shtyrjen e zgjedhjeve për shtator me vendimin për Gjykatën speciale apo për EULEX-in.
“Unë nuk e shoh asnjë arsye. Vendimi për Gjykatën speciale dhe për EULEX-in nuk janë raste, të cilat duhet ta prolongojnë vendim – marrjen për t’u shpërndarë Parlamenti. Kjo mund të bëhet javën e ardhshme dhe më pas Kuvendi të shpërndahet dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, sepse stabiliteti institucional është vënë në pikëpyetje. Nuk duhet, në asnjë rast, që institucionet e Kosovës ta prolongojnë këtë legjitimitet të cunguar të kësaj qeverie, me arsyetime, të cilat dikujt edhe mund t’i konvenojnë”, thotë Selmanaj.
Megjithatë, Baraliu thekson se i vetmi argument i arsyeshëm për shtyrjen e zgjedhjeve për shtator ose më vonë, do të ishte mosgatishmëria eventuale e institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve.
Përveç kësaj, sipas tij, do të varet edhe nga gatishmëria e partive politike.
“Në qoftë se nuk janë të përmbushur këta dy faktorë, atëherë sigurisht që është më mirë më vonë, jo vetëm në shtator, por ndoshta në afatin kushtetues. Por, nëse ka gatishmëri dhe nëse funksionojnë institucionet mirë, do të duhej sa më parë të shkohet në zgjedhje dhe për t’i mbajtur ato cilësisht. Natyrisht, në radhë të parë, më mirë me përfundimin sado sipërfaqësor dhe kozmetik të kësaj reformës që është filluar, me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Nëse jo, atëherë edhe pa të”, thekson Baraliu.
E, Selmanaj nuk e përjashton mundësinë që mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të shtyhet në shtator, me arsyetime, sipas tij, banale:
“Unë nuk e përjashtoj mundësinë që mund të ketë zëra brenda vetë strukturave partiake që të shtyhen (zgjedhjet) për shkak, ndoshta, po them, ndonjë arsyetimi edhe banal, që të vazhdojnë t’i marrin edhe dy-tri paga deputetët, deri në shtator. Por, arsye tjetër nuk shoh dhe prandaj, mendoj që zgjedhjet duhet të mbahen në qershor”.
Ndryshe, ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shfaqur dilema nëse do të mund t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme me Ligjin e ri, ngase, siç është thënë, do t’i duhet kohë për përgatitje.