Me urdhër të prokurorit vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, autoritetet e rendit kanë arrestuar të enjten në mëngjes, dhjetë zyrtarë nga Sektori i Ndërtimit i Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, përfshirë këtu edhe vetë shefin e sektorit, një zyrtar për ekzekutim, dhe tetë inspektorë për ndërtim, si dhe pronarin e një kompanie private të ndërtimit. Lajmin e ka konfirmuar edhe zyrtarisht Prokuroria.
Në një komunikatë për opinion, Prokuroria tha se "për dhjetë zyrtarët e arrestuar nga Komuna e Prishtinës, ekziston dyshimi i arsyeshëm se kanë kryer veprën penale, Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale; Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës".
Ndërkaq, për të arrestuarin e njëmbëdhjetë, (pronari i një kompanie private), ekziston dyshimi i arsyeshëm se "ka kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve nga neni 398, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës".
Prokurorja e rastit, Drita Hajdari, e cila po merret me rastin për të pandehurit, urdhëroi ndalimin policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Arrestimi i së enjtes, thuhet në komunikatë, është rezultat i hetimit paraprak, që është zhvilluar nga shtatori i vitit 2013, lidhur me ndërtimin e objekteve pa leje ndërtimore, në Komunën e Prishtinës.
Sipas zyrtarëve nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe nga Komuna e Prishtinës, bastisje janë bërë si në komunë, po ashtu edhe në pronat e të arrestuarve.
Ndërkohë, zyrtarët nga Komuna e Prishtinës thanë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një aksion ku janë arrestuar 10 zyrtarë komunalë.
Adonis Tahiri, zyrtar për media, tha se lidhur me rastin nuk mund të jepen shumë detaje pasi që, sipas tij, këto hetime janë pjesë e një hetimi më të gjerë.
“Prokuroria ka mbyllur hetimin dhe ne nuk kemi të drejtë që të japim kurrfarë informatash për shkak se kjo është pjesë e një hetimi më të gjerë. Pothuajse gjithë Inspektorati i ndërtimit është në masat e paraburgimit. Presim konfirmimin nga Prokuroria Speciale nëse këta persona kanë aktakuzë të konfirmuar për vepër penale, me ç’rast ne vazhdojmë me veprimet tona konform ligjit”, tha Tahiri.
Kurse, avokati mbrojtës i njërës prej zyrtareve të arrestuara, Bajram Tmava, tha për Radion Evropa e Lirë se, edhe pse është i angazhuar për mbrojtjen e klientes së tij, nuk ka shumë informacion për rastin.
“Sipas dispozitave ligjore, policia ka të drejtë çdo person ta ndalojë deri në 6 orë pa dhënë kurrfarë vendimi dhe informate pse e ka ndaluar. Jam në dijeni edhe për bastisjet që janë bërë si në zyrat e komunës, po ashtu edhe në shtëpitë e të ndaluarve”, u shpreh Tmava.
Disa media vendore, kanë publikuar emrat e personave që pretendohet se janë arrestuar, por nga Prokuroria ata nuk janë konfirmuar.
Ndryshe, sektori i ndërtimtarisë në nivelin komunal është cilësuar në disa raporte të organizatave joqeveritare në Kosovë, që kanë monitoruar punën e komunës së Prishtinës, si një nga sektorët e prekur më së shumti nga korrupsioni.