Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po imponojnë sanksione ekonomike, madje po kërcënohen edhe me masa më të gjëra, kundër Rusisë për inkursionin e saj në Ukrainë.
Shpeshherë shtrohet pyetja se kush ka autoritet për të imponuar sanksione.
Rusia këmbëngulë se sanksionet e njëanshme paraqesin shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Në këtë temë ka folur ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një diskutimi në Parlamentin e Rusisë.
“Sanksionet unilaterale kurrë nuk kanë sjellw asgjë të mirë. Ato janë ilegjitime dhe nuk kanë bazë juridike ndërkombëtare. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është trupi i vetëm që mund të marrë vendime për masa detyruese ndaj shteteve sovrane. Asnjë vendim nuk është ndërmarrë nga ai lidhur me Federatën Ruse dhe udhëheqjen e Ukrainës, që përfaqësohet nga presidenti Viktor Yanukovich”, ka thënë Lavrov.
Yanukovich ishte përmbysur nga posti i presidentit pas demonstratave masive të protestuesve pro-evropianë në Kiev të Ukrainës.
Por megjithatë, Rusia shpeshherë ka imponuar barriera tregtare dhe kufizime ndaj shumë vendeve, e veçanërisht ndaj Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, të cilat kanë ndjekur politika agresive për integrim evropian.
Rusia në vitin 2012 i është bashkuar Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), ndërsa anëtarë të saj të kamotshëm janë Shtetet e Bashkuara dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Vetë BE-ja është, po ashtu, anëtare e OBT-së.
Megjithëqë, OBT-ja mendohej se duhet ta lehtësonte tregtinë ndërkombëtare, rregullorja e saj, Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregti (MPTT), përfshin nene që nuk u lejojnë vendeve, të imponojnë kufizime tregtare për “shkaqe të sigurisë kombëtare”.
Çka do të thotë kjo, sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare në London School of Economics, Stephen Woolcock?
“Nën nenin 21 të Marrëveshjes së Përgjithshme për Tarifa dhe Tregti, ekziston një përjashtim për arsyet e sigurisë kombëtare. Kjo në përgjithësi është interpretuar si parim sipas të cilit çfarëdo sanksioni ekonomik do të rrëzohej”, thotë Woolcock.
Pra, Rusia mund të sfidojë çfarëdo sanksionesh nëpërmjet Organizatës Botërore të Tregtisë dhe parimeve të saj për mekanizmat e zgjidhjes së kontesteve.
Teorikisht, OBT-ja mund t’i kthejë sanksionet, që vlerësohen se ishin në kundërshtim me rregullat e MPTT-së. Por, një zhvillim i tillë i ngjarjeve është pak i besueshëm pasi sanksionet mbeten në nivelin e masave, në shënjestër të të cilave janë individët.
Nëse Perëndimi lëviz në sanksione më të gjëra, që kanë për qëllim ekonominë ruse, për të cilat presidenti amerikan, Barack Obama, pati thënë se mund të ndodhin, atëherë Rusia mund të ketë më tepër bazë për të kërkuar korrigjim.
Por, profesori Woolcok thekson se sanksionet kundër vendeve anëtare të OBT-së, ishin ndërmarrë edhe në të kaluarën, dhe askush nuk kishte pasur sukses me ankesat brenda kësaj organizate.
Organizata Botërore e Tregtisë nuk ka mekanizëm për sanksionimin e anëtarëve ose përjashtimin e tyre.
Por, shtrohet pyetja se përse nuk janë ndërmarrë sanksione kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin?
Sanksionet kundër shefit të shtetit aktual janë ekstremisht të rralla dhe përgjithësisht janë të rezervuara vetëm për sunduesit, të cilët vendet perëndimore dëshirojnë t’i shohin se janë larguar nga pushteti, siç është presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, ose ish-junta ushtarake sunduese në Birmani.
Ian Bond, është drejtor i politikës së jashtme në Qendrën për Reforma Evropian me seli në Londër. Ai thotë se mund të ndodhin ende gjëra edhe më të këqija.
“Ky është gati një opsion atomik. Mendoj se çdokush po përpiqet që të mos shkojë me hapa, që realisht janë lartë në listën e gjërave që mund të bëhen. Ka ende shumë gjëra që mund të përkeqësohen, shumë mënyra me të cilat Rusia mund të përzihet në Ukrainë dhe ta bëjë situatën edhe më të keqe”, thotë eksperti Ian Bond.
Por, cilat janë sanksionet e mundshme kundër gazetarëve shtetërorë dhe publicistëve të Rusisë, siç janë Sergei Markov apo Aleksandr Dugin, që në mënyrë aktive e kanë arsyetuar intervenimin e Rusisë në Ukrainë?
“Mund të imagjinoj se ky është një territor i vështirë veçanërisht për Shtetet e Bashkuara, për shkak të ndjenjës shumë të fortë ndaj Amendamentit të Parë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, që garanton liri të të shprehurit. Në disa mënyra është një çështje për evropianët, pasi disa shtete, si Gjermania, për shkaqe historike, kanë ligje shumë të ashpra se sa shumë larg ju lejohet të shkoni”, thotë Ian Bond.
Në raundin e fundit të sanksioneve të Bashkimit Evropian është përfshirë edhe Dmitry Kiselyov, shef i agjencisë shtetërore të lajmeve të Rusisë, Rossiya Segodnya.
Në dokumentin e BE-së ky person përshkruhet si “figurë qendrore e makinës propaganduese shtetërore në mbështetje të vendosjes së forcave ruse në Ukrainë”. (f. bujupi)