"Po bëj përpjekje dhe nuk kam hequr dorë që të rrisim presionin që në zgjedhje të shkohet me shkarkim të qeverisë. Nuk e kuptoj mjaftueshëm hezitimin e tyre për mos ta shfrytëzuar këtë të drejtë politike në parlamentin e vendit, të shkohet në zgjedhje duke e shkarkuar qeverinë", thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
RADIO EVROPA E LIRË
RAMUSH HARADINAJ
Kualiteti qeverisës në vend, nuk është i mirë, por është i dobët.
Shkuarjen në zgjedhje pa i dhënë një ndëshkim kualitetit qeverisës, mënyrës se si është qeverisur Kosova, pa i vlerësuar humbjet që i kanë ndodhur vendit në qeverisje, në rend dhe ligj, pa e ndëshkuar korrupsionin e shkallës së lartë, mungesën e investimeve, e mendoj si lëshim të klasës politike edhe e mendoj si humbje të një mundësie për një fillim më të mbarë për Kosovën.
Pra, bëj përpjekje përmes mocionit të marr përkrahjen në parlament nga grupet parlamentare opozitare dhe deputetët; përmes peticionit të rris presionin që të reflektojnë të zgjedhurit, por edhe në forma të tjera të presionit publik, përmes deklarimeve të tjera, që Kosova të shkojë në zgjedhje, duke e ndëshkuar qeverisjen dhe kualitetin e dobët qeverisës me shkarkim, në mënyrë që nisja të jetë më e mbarë.
Një fillim i ri për Kosovën, në praktika të tjera, jo nga këto logjika nga të cilat është qeverisur Kosova në këtë kohë.
Është e pakuptueshme mos të zbatohet kjo e drejtë e parlamentit të vendit, për ta shkarkuar qeverinë e cila ka qeverisur dobët, e cila i ka shkaktuar humbje vendit. Është kualiteti jo i mirë qeverisës dhe po ashtu e ka humbur shumicën në parlament. Pra, nuk e kuptoj pse duhet të shkojmë në zgjedhje me shpërbërje të parlamentit, e nuk shkojmë në zgjedhje me shkarkim të qeverisë, meqë qeveria e ka humbur shumicën.
Pra, është e mundur në parlamentin e vendit sot. Nuk ka ndryshuar gjendja me nënshkrimet, kemi ato nënshkrime që kishim në fillim. Besoj janë 16 nënshkrime. Jam në komunikim me partitë politike opozitare, me dy partitë me të mëdha, por edhe me deputetë e grupe politike të tjera, në mënyrë që të reflektojmë.
Po bëj përpjekje dhe nuk kam hequr dorë që të rrisim presionin që në zgjedhje të shkohet me shkarkim të qeverisë. Nuk e kuptoj mjaftueshëm hezitimin e tyre për mos ta shfrytëzuar këtë të drejtë politike në parlamentin e vendit, të shkohet në zgjedhje duke e shkarkuar qeverinë.
RADIO EVROPA E LIRË
RAMUSH HARADINAJ
Edhe në fillim, përfshirë edhe mandatin e parë të qeverisjes Thaçi, unë kam thënë se shoh drejtimin e gabuar të kësaj qeverisjeje, të logjikës qeverisëse. Është menduar më shumë se qeverisja ekziston në njëfarë mënyre vetvetiu dhe nuk kanë menduar për krijimin e vlerës së re përmes qeverisjes. Vlerës se re në ekonomi, vlerës se re në arsim, shëndetësi, vlerës se re në rend dhe ligj, vlerës se re ne politiken e jashtme. Ata kryesisht e kanë kuptuar se qeverisja ekziston, qeverisja ndodh, por nuk kanë pasur cak për vlerë të re, vlerë të shtuar.
Duke qenë kështu, vetvetiu edhe toleranca e tyre pastaj është rritur ndaj korrupsionit ndaj praktikave jo të mira në rend dhe ligj, në gjyqësor, e në situata të tjera. Pra, vetvetiu nga mungesa e një plani serioz për një vlerë të re në vendin tonë, ne kemi shkuar në degradim të mëtejmë dhe të vlerës ekzistuese. Nëse e marrim Kosovën sot, Kosova është me keq se një vit më përpara ose shumë më keq se koha e mëhershme.
RADIO EVROPA E LIRË
RAMUSH HARADINAJ
Kur thash shkarkimin, pikërisht te nisja, nuk guxon të vazhdohet logjika ekzistuese e qeverisjes, se qeverisja ekziston, si diçka rutinë, e zakonshme për qeveritarët, se është pushtet. Jo, qeverisja është mundësi, për një qeverisje me kualitet të lartë në rend dhe ligj, me kualitet të lartë në ekonomi, me kujdesin më të madh ndaj ekonomisë, ndaj sipërmarrësve privat, ndaj atyre që hapin vende të punës.
Me kujdesin më të madh të kredibilitetit në tërësi të sistemit shoqëror të institucioneve, i besimit të ndërsjellë që të krijohet një ofertë e qëndrueshme ekonomike e bazuar në resurset kryesore që i ka vendi: thëngjilli, i cili është një resurs i çmueshëm, për energjinë elektrike për ngrohje, për sera në bujqësi, për derivate dhe produkte të tjera; metalet e Kosovës që janë një resurs i çmueshëm, pastaj kemi mundësi për industrinë ushqimore...
Vetëm bujqësia e industria ushqimore, mund të absorbojë një të tretën e të papunëve të Kosovës, domethënë mund t’i kthejë në njerëz të punësuar.
Për të mundur t'i japim vendit një qeverisje të tillë, është me nevojë edhe ndërprerja nga logjikat e sotme, nga praktikat e sotme dhe të ndëshkohen këto, në mënyrë që të dihet se Kosova e ka ndëshkuar një kualitet të tillë dhe të mos lejohet asnjë tolerancë që qeverisja e ardhshme të mund në ndonjë mënyrë të vazhdojë me logjika të njëjta apo të ngjashme.
RADIO EVROPA E LIRË
RAMUSH HARADINAJ
Jo, ndryshe e shoh. Ne kemi kontribuuar për dialogun. Ne megjithatë e kemi vlerësuar marrëveshjen e 19 prillit si një mundësi reale që të zgjidhim shumë probleme dhe në raportet e ndërsjella me Serbinë, por edhe në zhvillimet tona të brendshme, si në komunat e veriut dhe më tej. Por, vazhdimi i dialogut pas 19 prillit, sidomos pjesa e zbatimit, nuk ka shkuar në dinamikën e duhur.
Do të thotë, në njëfarë mënyre, në vend që pjesa më e madhe e energjive të fokusohej në zbatim, dialogu ka gjeneruar probleme, për ato mbi të cilat ne kemi rënë dakord realisht. Pra, ka arritur në shkallën kur po abuzohet me faktin që ka dialog dhe vetëm për faktin se vazhdon dialogu, atëherë po mbesin pezull temat në terren dhe zbatimi.
Ky është një pozicion serioz i Aleancës, jo vetëm një mendim i imi ose i një kolegu tonë dhe ne nuk mendojmë se duhet të vazhdojë një praktikë e dialogut më tutje. Dialogu duhet të kalojë në Komisionin për Zgjerim në BE, meqë edhe në aspirojmë anëtarësimin në BE, edhe Serbia aspiron anëtarësimin në BE. Por, duhet ta heqim këtë praktikë të dialogut, pra këtë model dialogu, sepse është kthyer në abuzues dhe në njëfarë mënyrë jo që nuk po ndihmon në zbatim në terren, po ka filluar të kthehet në pengesë për zbatim në terren.
RADIO EVROPA E LIRË
RAMUSH HARADINAJ
Ashtu siç shpjegova, mendoj se Kosova ka nevojë për një prerje, për një prerje të plotë në logjika. Në rast se ne vazhdojmë t'i mbijetojmë praktikat e tashme qeverisëse, logjikën e tashme të qeverisjes, atëherë do ta kemi të vështirë t'i japim drejtimin e mirëfilltë vendit.
Të hapen vende të reja pune, të arrijmë te familjet që nuk kanë asnjë të punësuar, të rrisim mesataren e pagës në vend, të rrisim kualitetin e jetës. Do të thotë, preferenca ime është që të bashkë-qeverisim me parti politike ose me forca politike që kanë qëllim ndryshime rrënjësore në vend, jo vazhdimin e logjikës dhe praktikave të deritashme.
RADIO EVROPA E LIRË
RAMUSH HARADINAJ
Kjo do të thotë jo bashkë-qeverisje me partitë në pushtet.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Haradinaj, kohët e fundit jeni duke insistuar në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, qoftë përmes mocioneve në Kuvend, qoftë përmes peticioneve me nënshkrime qytetarësh për ta arritur një gjë të këtillë. Ndërkohë, zgjedhjet pritet të mbahen për disa muaj, pse e gjithë kjo nguti që tani?
RAMUSH HARADINAJ
Kualiteti qeverisës në vend, nuk është i mirë, por është i dobët.
Shkuarjen në zgjedhje pa i dhënë një ndëshkim kualitetit qeverisës, mënyrës se si është qeverisur Kosova, pa i vlerësuar humbjet që i kanë ndodhur vendit në qeverisje, në rend dhe ligj, pa e ndëshkuar korrupsionin e shkallës së lartë, mungesën e investimeve, e mendoj si lëshim të klasës politike edhe e mendoj si humbje të një mundësie për një fillim më të mbarë për Kosovën.
Pra, bëj përpjekje përmes mocionit të marr përkrahjen në parlament nga grupet parlamentare opozitare dhe deputetët; përmes peticionit të rris presionin që të reflektojnë të zgjedhurit, por edhe në forma të tjera të presionit publik, përmes deklarimeve të tjera, që Kosova të shkojë në zgjedhje, duke e ndëshkuar qeverisjen dhe kualitetin e dobët qeverisës me shkarkim, në mënyrë që nisja të jetë më e mbarë.
Një fillim i ri për Kosovën, në praktika të tjera, jo nga këto logjika nga të cilat është qeverisur Kosova në këtë kohë.
Është e pakuptueshme mos të zbatohet kjo e drejtë e parlamentit të vendit, për ta shkarkuar qeverinë e cila ka qeverisur dobët, e cila i ka shkaktuar humbje vendit. Është kualiteti jo i mirë qeverisës dhe po ashtu e ka humbur shumicën në parlament. Pra, nuk e kuptoj pse duhet të shkojmë në zgjedhje me shpërbërje të parlamentit, e nuk shkojmë në zgjedhje me shkarkim të qeverisë, meqë qeveria e ka humbur shumicën.
Pra, është e mundur në parlamentin e vendit sot. Nuk ka ndryshuar gjendja me nënshkrimet, kemi ato nënshkrime që kishim në fillim. Besoj janë 16 nënshkrime. Jam në komunikim me partitë politike opozitare, me dy partitë me të mëdha, por edhe me deputetë e grupe politike të tjera, në mënyrë që të reflektojmë.
Po bëj përpjekje dhe nuk kam hequr dorë që të rrisim presionin që në zgjedhje të shkohet me shkarkim të qeverisë. Nuk e kuptoj mjaftueshëm hezitimin e tyre për mos ta shfrytëzuar këtë të drejtë politike në parlamentin e vendit, të shkohet në zgjedhje duke e shkarkuar qeverinë.
RADIO EVROPA E LIRË
Cilat janë kritikat tuaja kryesore karshi qeverisë aktuale?
RAMUSH HARADINAJ
Edhe në fillim, përfshirë edhe mandatin e parë të qeverisjes Thaçi, unë kam thënë se shoh drejtimin e gabuar të kësaj qeverisjeje, të logjikës qeverisëse. Është menduar më shumë se qeverisja ekziston në njëfarë mënyre vetvetiu dhe nuk kanë menduar për krijimin e vlerës së re përmes qeverisjes. Vlerës se re në ekonomi, vlerës se re në arsim, shëndetësi, vlerës se re në rend dhe ligj, vlerës se re ne politiken e jashtme. Ata kryesisht e kanë kuptuar se qeverisja ekziston, qeverisja ndodh, por nuk kanë pasur cak për vlerë të re, vlerë të shtuar.
Duke qenë kështu, vetvetiu edhe toleranca e tyre pastaj është rritur ndaj korrupsionit ndaj praktikave jo të mira në rend dhe ligj, në gjyqësor, e në situata të tjera. Pra, vetvetiu nga mungesa e një plani serioz për një vlerë të re në vendin tonë, ne kemi shkuar në degradim të mëtejmë dhe të vlerës ekzistuese. Nëse e marrim Kosovën sot, Kosova është me keq se një vit më përpara ose shumë më keq se koha e mëhershme.
RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë ofroni ju ndryshe nga kjo qeveri?
RAMUSH HARADINAJ
Kur thash shkarkimin, pikërisht te nisja, nuk guxon të vazhdohet logjika ekzistuese e qeverisjes, se qeverisja ekziston, si diçka rutinë, e zakonshme për qeveritarët, se është pushtet. Jo, qeverisja është mundësi, për një qeverisje me kualitet të lartë në rend dhe ligj, me kualitet të lartë në ekonomi, me kujdesin më të madh ndaj ekonomisë, ndaj sipërmarrësve privat, ndaj atyre që hapin vende të punës.
Me kujdesin më të madh të kredibilitetit në tërësi të sistemit shoqëror të institucioneve, i besimit të ndërsjellë që të krijohet një ofertë e qëndrueshme ekonomike e bazuar në resurset kryesore që i ka vendi: thëngjilli, i cili është një resurs i çmueshëm, për energjinë elektrike për ngrohje, për sera në bujqësi, për derivate dhe produkte të tjera; metalet e Kosovës që janë një resurs i çmueshëm, pastaj kemi mundësi për industrinë ushqimore...
Vetëm bujqësia e industria ushqimore, mund të absorbojë një të tretën e të papunëve të Kosovës, domethënë mund t’i kthejë në njerëz të punësuar.
Për të mundur t'i japim vendit një qeverisje të tillë, është me nevojë edhe ndërprerja nga logjikat e sotme, nga praktikat e sotme dhe të ndëshkohen këto, në mënyrë që të dihet se Kosova e ka ndëshkuar një kualitet të tillë dhe të mos lejohet asnjë tolerancë që qeverisja e ardhshme të mund në ndonjë mënyrë të vazhdojë me logjika të njëjta apo të ngjashme.
RADIO EVROPA E LIRË
Partia juaj ka kritikuar edhe procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në përbërje të delegacionit është edhe zoti Blerim Shala, nga radhët e partisë suaj. Ka shpërputhje në qëndrimet e partisë?
RAMUSH HARADINAJ
Jo, ndryshe e shoh. Ne kemi kontribuuar për dialogun. Ne megjithatë e kemi vlerësuar marrëveshjen e 19 prillit si një mundësi reale që të zgjidhim shumë probleme dhe në raportet e ndërsjella me Serbinë, por edhe në zhvillimet tona të brendshme, si në komunat e veriut dhe më tej. Por, vazhdimi i dialogut pas 19 prillit, sidomos pjesa e zbatimit, nuk ka shkuar në dinamikën e duhur.
Do të thotë, në njëfarë mënyre, në vend që pjesa më e madhe e energjive të fokusohej në zbatim, dialogu ka gjeneruar probleme, për ato mbi të cilat ne kemi rënë dakord realisht. Pra, ka arritur në shkallën kur po abuzohet me faktin që ka dialog dhe vetëm për faktin se vazhdon dialogu, atëherë po mbesin pezull temat në terren dhe zbatimi.
Ky është një pozicion serioz i Aleancës, jo vetëm një mendim i imi ose i një kolegu tonë dhe ne nuk mendojmë se duhet të vazhdojë një praktikë e dialogut më tutje. Dialogu duhet të kalojë në Komisionin për Zgjerim në BE, meqë edhe në aspirojmë anëtarësimin në BE, edhe Serbia aspiron anëtarësimin në BE. Por, duhet ta heqim këtë praktikë të dialogut, pra këtë model dialogu, sepse është kthyer në abuzues dhe në njëfarë mënyrë jo që nuk po ndihmon në zbatim në terren, po ka filluar të kthehet në pengesë për zbatim në terren.
RADIO EVROPA E LIRË
Jemi në një vit zgjedhor dhe deri më tash janë përfolur disa mundësi bashkëqeverisjeje. Ju, si Aleancë, keni “kushte” për bashkëqeverisje?
RAMUSH HARADINAJ
Ashtu siç shpjegova, mendoj se Kosova ka nevojë për një prerje, për një prerje të plotë në logjika. Në rast se ne vazhdojmë t'i mbijetojmë praktikat e tashme qeverisëse, logjikën e tashme të qeverisjes, atëherë do ta kemi të vështirë t'i japim drejtimin e mirëfilltë vendit.
Të hapen vende të reja pune, të arrijmë te familjet që nuk kanë asnjë të punësuar, të rrisim mesataren e pagës në vend, të rrisim kualitetin e jetës. Do të thotë, preferenca ime është që të bashkë-qeverisim me parti politike ose me forca politike që kanë qëllim ndryshime rrënjësore në vend, jo vazhdimin e logjikës dhe praktikave të deritashme.
RADIO EVROPA E LIRË
Çka do të thotë kjo?