Sindikata e Pavarur e Sektorit privat të Kosovës, vazhdon të kërkojë rritje pagash deri në 35 për qind për punëtorët e sektorit privat. Kërkesa e tyre pason vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin publik, 25 për qind nga paga bazë.
Udhëheqësi i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, për Radion Evropa e Lirë, thotë se kërkesa e parë do të shkojë në adresë të ekzekutivit në mënyrë që të rregullojë bazën ligjore, kurse kërkesa e dytë do të orientohet te pronarët e kompanive private, që të gjejnë mënyrë për rritjen e pagave në këtë sektor.
Azemi shpreh shqetësimin se në këtë sektor ka raste kur punëtorët paguhen nën nivelin e pagës minimale. Ai për këtë kërkon nga ekzekutivi që të definohet në bazë ligjore se në cilat raste mund paguhet paga minimale.
Paga minimale e caktuar me vendim të Qeverisë së Kosovës në vitin 2011 është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç
“Së pari duhet të përmirësohet dhe të kuptohet që paga minimale nuk nënkupton që pronari ka të drejtë ta japë atë pagë. Pagën minimale prej 130 eurosh, kompania mund ta japë vetëm në rast të fillimit të falimentimit të asaj ndërmarrjeje, apo fatkeqësie natyre apo diçka tjetër. Edhe me normat ndërkombëtare pagën minimale mund ta japë vetëm në rast se është në krizë të jashtëzakonshëm ose të ristrukturimit të ndërmarrjes”, thotë Azemi.
Përfaqësues të komunitetit biznesit në Kosovë, theksojnë se ekzekutivi nuk ka kompetenca për rritje të pagave, por mund të krijojë kushte për përmirësim të ambientit në këtë sektor.
Drejtori ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, Arian Zeka, për Radion Evropa e Lirë, thotë se Qeveria para se t’i rrisë pagat për sektorin publik, është dashur të mendojë edhe për gjendjen e sektorit publik.
Sipas tij, është dashur të parashikohet se sektori publik në asnjë mënyrë mos të bëhet më konkurrues sesa sektori privat.
“Sa i përket kërkesës për ngritje të pagave, besoj se kërkesat e punëtorëve të sektorit privat duhet të adresohen te vetë sektori privat, pasi nuk është në duar të Qeverisë që t’i rrisë pagat te sektori privat. Por, gjithsesi se kjo është çështje që duhet të rregullohet në tregun e punës, do të thotë në mes të punëdhënëseve dhe punëmarrësve të sektorit privat”, shprehet Zeka.
Në anën tjetër, eksperti për çështje ekonomike, Ibrahim Rexhepi, shprehet i habitur si sindikata kërkon zbatim të ligjeve dhe rritje pagash në kohën kur Qeveria ka rritur pagat në sektorin publik! Kjo kërkesë, sipas tij, është dashur të jetë e përditshme.
“Kjo rritje ka krijuar një presion shtesë edhe te bizneset private. Problemi tjetër është se sindikatat nuk janë të organizuar. Ne flasim për sindikatat, mirëpo sektori privat ende është i shkapërderdhur, dhe aty rreth kësaj forme të organizimit, më shumë mund të flasim për zëra individualë, sesa për veprime institucionale që ekzistojnë brenda sindikatave”, thotë Rexhepi.
Në sektorin privat, llogaritet se punojnë mbi 220 mijë të persona, një pagë mesatare rreth 200 euro në muaj.
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ka paralajmëruar se në rast të mosplotësimit të kërkesave të tyre, javën e fundit të këtij muaji do të organizojnë protesta ose grevë.