Dita Botërore e Veshkës është shënuar edhe në Kosovë. Sipas profesionistëve shëndetësorë, kjo është bërë me qëllim të sensibilizimit dhe informimit të qytetarëve për sëmundjen e veshkës.
Nefrologu Ibrahim Rrudhani, bëri të ditur se janë dy faktorë që më së shumti atakojnë veshkat, hipertensioni dhe sëmundja e sheqerit.
Sipas tij, në Ditën Botërore të Veshkës, është marrë iniciativë që të matet tensioni dhe sheqeri te qytetarët në tenda të vendosura në qytet, në mënyrë që qytetarët të informohen.
"Sa i përket sëmundjes së veshkave, Kosova në bazë të statistikave është më mirë se rajoni, për shkak të moshës së re. Faktorët kryesorë që atakojnë veshkat janë diabeti, e që me këtë sëmundje në Kosovë është e prekur diku rreth 36 për qind e popullatës", tha Rrudhani.
Por, sa kanë njohuri qytetarët për sëmundjen e veshkës?
Ekrem Gashi, qytetar, tregoi se sa di për sëmundjen e veshkave.
"Unë në fakt di pak për sëmundjen e veshkave. Kam informata që nëse nuk e ke një veshkë, mund të jetosh, por mund edhe të transplantosh nëse mund te gjesh donator. Edhe pse kam lexuar dhe jam munduar të marr informacione sepse e di qe që veshkat janë organ i ndjeshëm", bëri të ditur Gashi.
Sipas zotit Rrudhani trajtimi me dializë kushton, andaj sipas tij, është më mirë të parandalohet sëmundja sesa të mjekohet.
"Dita botërore e veshkës është 13 marsi, dhe kemi organizuar në qendër të kryeqytetit një iniciativë ku do të bëhen matjet e sheqerit, tensionit të gjakut, pasi që këto janë sëmundjet që më së shumti i atakojnë veshkat. Ne si popullatë e re që jemi, sëmundjen e veshkave nuk e kemi shumë të theksuar, kjo si rezultat i trajtimit të mirë të sëmundjes së sheqerit", theksoi Rrudhani.
Edhe një tjetër qytetare jep mendimin e saj rreth asaj se sa di ajo për sëmundjen e veshkave.
"Të them të drejtën, nuk e kam ditur që ekziston Dita Botërore e Veshkave. Por po më vjen mirë që po ka iniciativa të tilla edhe po informohen qytetarët që të kujdesen për shëndetin, e posaçërisht të kenë parasysh rëndësinë që e kanë veshkat në organizëm", tha Anita Aliu.
Sidoqoftë, sipas profesionistëve shëndetësorë aktualisht në botë çdo i dhjeti person vuan nga një formë e dëmtimit në veshkë.
Sipas tyre, në Kosovë, në bazë të disa statistikave, mendohet se 200 mijë vetë vuajnë nga një formë e një dëmtimi në veshkë, dhe kryesisht pacientët lajmërohen me vonesë dhe shumica nga ta janë para dializës.
Ndryshe, transplantimet e veshkave nuk mund të bëhen në Kosovë për shkak të mungesës së ligjit. Andaj, pacientët që kanë nevojë për transplantime, duhet të kërkojnë shërim jashtë vendit.