Partitë shqiptare në Maqedoni me vendime diametralisht të kundërta për zgjedhjet presidenciale. Bashkimi Demokratik për Integrim që është pjesë e Qeverisë, përfundimisht ka vendosur t’i bojkotojë zgjedhjet dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Vendimi i saj vjen pas refuzimit të kërkesës nga ana e partnerit të saj qeverisës, VMRO-DPMNE, për gjetjen e një kandidati konsensual për president, që do të kishte mbështetjen e dy komuniteteve më të mëdha shumicë, maqedonasve dhe shqiptarëve.
“Shqiptarët do t’i ftojmë që të mos votojnë për asnjë kandidat, për shkak se asnjëri prej tyre nuk do të përfaqësojë vullnetin e tyre. Refuzimi i konceptit tonë për presidenti konsensual nga partneri i koalicionit, e bën të domosdoshme nevojën për arritjen e një platforme të re politike për bashkëqeverisje mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Kjo platformë do të mund të arrihet vetëm nëpërmjet riafirmimit dhe fuqizimit të legjitimitetit elektoral, që nënkupton edhe nevojën për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Vendimi i BDI-së për bojkot dhe kërkesa për zgjedhje të parakohshme pritet të verifikohen në mbledhjen e nesërme të kryesore të partisë.
Për dallim nga BDI-ja, Partia Demokratike Shqiptare e opozitës do të marrë pjesë në zgjedhje dhe si kandidat për president tashmë ka caktuar Iljaz Halimin, zyrtar i lartë i kësaj partie dhe ish-nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë.
Kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi, tha se shpreson që kandidati i PDSH-së do të marrë të gjithë votat e shqiptarëve, të cilat, siç u shpreh ai, kanë rëndësi të madhe për arritjen e konsensusit të vërtetë me partinë maqedonase për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura të shqiptarëve.
“Ma merr mendja se do të arrijmë bashkë me partinë, me profesor Iljazin dhe gjithë shqiptarët që t’i grumbullojmë votat e gjithë shqiptarëve, t’i mobilizojmë të gjithë, sepse është me rëndësi kjo për shqiptarët. Nëse arrijmë këtë, kandidati ynë minimum duhet të ketë rreth 350 mijë vota".
"Në një situatë të tillë, gjërat janë shumë të qarta, favorit në këto zgjedhje është kandidati i VMRO-DPMNE-së, Ivanov, por nëse kjo strategji e jona realizohet, nëse në raundin e dytë hyn Ivanov dhe Iljaz Halimi, si kandidat i PDSH-së, unë ju premtoj shqiptarëve se atëherë do ta shohin se si arrihet konsensus i vërtetë, se si detyrohet partneri maqedonas që t’i bëjë çështjet për të cilat shqiptarët ka mbi 20 vjet që luftojnë”, theksoi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Ndryshimin e qëndrimit për të marrë pjesë në zgjedhje, PDSH-ja e arsyeton me, siç shprehen, “lojërat e BDI-së dhe politikën e saj hipokrite dhe të padenjë që të përballen me kërkesat e shqiptarëve”.
Nga ana tjetër, partitë politike maqedonase këtyre ditëve do të dalin me kandidaturat e tyre.
VMRO DPMNE-ja të shtunën në konventën partiake do të zgjedhë kandidatin e saj, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë presidenti aktual, Gjorgje Ivanov, ndërsa LSDM-ja në konventën e caktuar më 4 mars, dhe si kandidaturë më serioze për presidenti shteti përmendet emri i Stevo Pendarovskit, profesor universitar dhe ish-drejtues i Këshillit euroatlantik të LSDM-së.
Dallimet mes partive mbi mënyrën e zgjedhjes së presidentit, e në veçanti kërkesa e BDI-së për kandidat konsensual, ka ngritur edhe debatet mbi ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit.
Ish-kryeministri Lubço Georgievski, i cili drejton partitë VMRO-Popullore ka mbështetur idenë e BDI-së që pas zgjedhjeve të iniciohet ndryshimi i Kushtetutës për zgjedhjen e presidentit nga Kuvendi i Maqedonisë.
Madje, Georgievski ka dalë edhe me propozimin për instalimin e postit nënpresident shteti që do të ishte shqiptar.
“Ne edhe zyrtarisht u propozojmë të gjitha partive politike në vend që të ndryshojmë Kushtetutën në pjesën që ka të bëj me zgjedhjen e presidentit. Të ulemi në tavolinë dhe të dalim nga kjo situatë krize me një marrëveshje, pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve, por edhe të instalojmë postin e nënpresidentit, pasi kështu do të kënaqim shumë apetite, etnike dhe të tjera ”, deklaroi ish-kryeministri Georgievski.
Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 13 prill, ndërsa në rast të shpërndarjes së Kuvendit, pas kërkesës së BDI-së, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 27 prill, së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.