Ka përfunduar në Bruksel edhe një raund i dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, në nivel kryeministrash.
Pjesëmarrësit në këtë takim thanë se janë afruar shumë qëndrimet rreth sistemit të drejtësisë në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në rajonin e Mitrovicës, por kanë mbetur edhe disa çështje teknike për t’u sqaruar në mënyrë që kjo marrëveshje edhe të finalizohet.
Në një komunikatë të lëshuar me shkrim nga Zyra e përfaqësueses së Lartë të BE-së, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, e cila e ka lehtësuar edhe këtë takim në emër të BE-së, thuhet se ka pasur një diskutim të thellë për të gjitha çështjet finale të lidhura me drejtësinë në bazë të marrëveshjes së 19 Prillit.
“Të gjithë elementët relevantë tash janë duke u mbledhur së bashku si një paketë, të cilën do ta finalizojnë kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, në takimin e tyre të radhës”, ka thënë Ashton.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar se palët janë përafruar shumë në qëndrime rreth kësaj.
“Kemi shënuar një progres rreth arritjes së marrëveshjes. Kemi përafrime të qëndrimeve dhe i kemi diskutuar të gjitha gjërat sa i takon funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe të gjitha këto përafrime janë bërë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Ndërsa presim në ditët e ardhshme që të finalizojmë marrëveshjen këtu në Bruksel, të dy kryeministrat”, ka deklaruar Thaçi.
Sipas Thaçit, kanë mbetur edhe disa çështje teknike që do t’i diskutojnë ekipet e ekspertëve dhe do të finalizohen në takimin e radhës.
I pyetur se a është biseduar për tema tjera, Thaçi ka thënë se “nuk ka pasur diçka tjetër, por kemi diskutuar se si t’i implementojmë në mënyrë sa më të mirë dhe sa më shpejt marrëveshjet e arritura deri tash”.
Kurse, në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shkruar se “Qëllim i këtij takimi dhe i atyre paraprakë në këtë fushë, ishte integrimi dhe funksionalizimi i institucioneve të rendit dhe ligjit në veri të Kosovës”.
"Në kuadër të dialogut janë zgjidhur çështjet e funksionimit të sistemit të drejtësisë, ligjet e aplikueshme në Kosovë, hierarkia institucionale dhe struktura e paraparë me ligj për institucionet e Gjyqësorit dhe të Prokurorisë", ka shkruar Thaçi.
Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur më gjatë para gazetarëve pas takimit.
“Nuk mund të themi se kemi arritur marrëveshje, sepse nuk është finalizuar, por mund të them se jemi në rrugë të mirë”, ka thënë Daçiq.
Sipas tij, zgjidhja për çështjen e gjykatave dhe prokurorive në rajonin e Mitrovicës, është që të ketë një Gjykatë të Qarkut në Mitrovicë për 7 komuna, pra jo vetëm për ato me shumicë serbe, por do të ketë njësi të gjykatave dhe me ato njësi, dhe me zyrat e Prokurorisë, do të jetë përbërja etnike në përputhje me përbërjen etnike të popullatës në ato pjesë.
Sipas kryeministrit të Serbisë, me këtë, specificiteti i veriut do të respektohet.
Kryeministri i Serbisë ka thënë se kanë biseduar edhe për disa çështje tjera, sidomos për arrestimet e serbëve në Kosovë, përfshirë edhe, siç është shprehur ai, rastin e Oliver Ivanoviqit.
Ai ka theksuar se Serbia kërkon nga BE-ja që të përdorë autoritetin e saj që të sqarohet se për çfarë është fjala.
Daçiq ka thënë se është biseduar edhe për çështje të tjera, sidomos për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, që do të mbahen në muajin mars dhe për mënyrën se si, me ndihmën e OSBE-së, këto zgjedhje të zhvillohen edhe në territorin e Kosovës.
Daçiq ka paralajmëruar se do të intensifikohen te dialogu pas zgjedhjeve që do të zhvillohen në Serbi.
Pra, pritet që javën që vjen, kryeministrat të takohen edhe një herë për të finalizuar marrëveshjen, të cilën deri në detaje tash duhet ta përgatisin ekipet e ekspertëve.
Takimi i së mërkurës, ishte raundi i dytë për këtë vit. I pari, i mbajtur më 27 janar, përfundoi po ashtu pa marrëveshje.
Këto bisedime po mbahen në kuadër të marrëveshjes së arritur më 19 Prill, ndërmjet Kosovës e Serbisë, për normalizimin e raporteve midis tyre.