Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, ka dhënë dorëheqje. Publikimin e dorëheqjes, Gashi e ka bërë gjatë një intervistë për televizionin Publik të Kosovës.
"Uroj që dorëheqja ime të jetë fillim i normalizimit të jetës në UP, veçanërisht në Rektorat", ka thënë Gashi.
Dorëheqjen Gashi e ka cilësuar si një akt moral pas gjendjes së krijuar.
"Jam i vetëdijshëm që kjo situatë është krijuar nga një grup i studentëve të instrumentalizuar e politizuar nga disa organizata joqeveritare e parti politike", është shprehur Gashi.
Ai ka mbështetur vazhdimin e punës për verifikimin e gradave të fituara nga profesorët e UP-së, në mënyrë që Universiteti "Hasan Prishtina" të vazhdojë
funksionimin normal.
Akti i dorëheqjes pasoi protestat e studentëve, shoqërisë civile por edhe disa subjekteve opozitare pas raportimeve se Gashi si edhe profesorë e punonjës të UP-së ishin ngritur profesionalisht duke publikuar edhe shkrime në revista pa kredibilitet dhe false.
Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës e ka pranuar dorëheqjen e Ibrahim Gashit nga posti i Rektori të Universitetit të Prishtinës.
Njëherësh, Këshilli ka emëruar Naser Sahitin ushtrues të detyrës së Rektorit. Organi qeverisës i UP'së ka paralajmëruar se zgjedhja e Rektorit të ri do të bëhet sipas procedurave të rregullta që parashihen me Statut.
Ushtruesi i detyrës së rektorit, Prof. Dr. Naser Sahiti, është edhe prorektor për buxhet dhe financa. Po ashtu, Këshilli ka njoftuar se prorektorët e tjerë, vazhdojnë të ushtrojnë detyrën në sektorët përkatës deri në zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt.
Këshilli Drejtues i UP-së ka vlerësuar aktin e reflektimit të rektorit të deritashëm prof.dr. Ibrahim Gashi dhe e falënderon atë për punën e tij të deritanishme.
Studentët: Vetëm dorëheqja nuk mjafton
Mirëpo, dorëheqja e Ibrahim Gashit nga posti i rektorit të Universitetit të Prishtinës, është pasuar me reagimin e Grupit të i Pavarur të Studentëve.
"Ne që kur kemi filluar protestat më date 24.01.2014 kemi nisë me tri kërkesat tona kryesore, dorëheqja e Rektorit nuk nënkupton edhe plotësimin e kërkesave tona të tjera të cilat janë të domosdoshme për funksionimin normal të Universitetit", thuhet në komunikatën e GPS-së, si një nga organizatorët e protestave.
Ndër tjera, ky grup rikujton se janë tri kërkesa, e para dorëheqja e rektorit (çka tashmë është realizuar. Pastaj, verifikimi i të gjitha thirrjeve akademike dhe doktoratave dhe së treti ndryshimi i Statutit të UP-së, për ta shtuar autonominë, transparencën dhe për të larguar politikën nga UP-ja.
Gjithashtu, studentët kanë kërkuar lirimin e të gjithë protestuesve dhe pjesëmarrësve të shoqërisë civile nga policia.
"Për çdo aktivitet në ditët në vijim do të ju njoftojmë paraprakisht", thuhet në këtë reagim.
Të premten, organizatat studentore që po protestojnë, kishin paralajmëruar një protestë edhe më masive ditën e hënë.
Protestat e së enjtes dhe të premtes rezultuan të dhunshme, pasi studentët protestues tentonin të thyenin kordonin e policisë, dhe të futen në Rektorat. Zhvillime të tilla, më 6 dhe sidomos më 7 shkurt sollën deri te eskalimi i situatës që si pasojë kishte dhjetëra persona të lënduar dhe 33 protestues të arrestuar.
Raportimet për gradimet e falsifikuara në UP, sollën deri te themelimi i një Komisioni Profesional Vlerësues në kuadër të Senatit të Universitetit, i cili pritet që brenda 45 ditësh të dalë me vlerësimet për publikime në revista joshkencore dhe gradime që nuk janë në përputhje me standardet e Universitetit.(z.g)