http://www.evropaelire.org/externalaudio-FLRM/Audio/1073703.html
Mungesa e barnave, shërbimet jo cilësore, skandalet e ndryshme në sistemin shëndetësor, sipas qytetarëve kanë bërë që ata ta humbin besimin e tyre ndaj institucioneve shëndetësore në Kosovë në përgjithësi.
Në rubrikën e përjavshme “VOX”, të Radios Evropa e Lirë kemi marrë mendimin e të rinjve lidhur me atë se sa i besojnë ata sistemit shëndetësor në Kosovë.
Shumë nga të anketuarit thonë se janë të zhgënjyer, por ka edhe të tillë që mendojnë se vullneti i mjekëve nuk mungon, por kushtet në përgjithësi, nuk janë të lakmueshme.
Laura Hyseni, ekonomiste me profesion, thotë se nuk u beson fare, as kushteve, e as mjekëve:
“Jo nuk i besoj(sistemit shëndetësor). Mendoj se s’ka asgjë në të. KA papastërti. Nuk ka medikamente. As mjekët nuk po kanë vullnet për punë, meqë po punojnë në ordinanca private”.
Lendita Salihu, 33 vjeçe, thotë se nuk është e kënaqur aspak me shërbimet shëndetësore që ofrohen në sistemin publik.
“Mirëpritja nuk është si duhet, si pikë e parë. Mua më ka rastisur të shkoj në spital me nënën. Të endin prej një reparti në tjetrin. Ajo nuk mundet me ec, dhe të duhet ta bartësh vetë, ose ta gjesh një zgjidhje. Plus barnat gjitha pothuajse duhet t’i blejmë vetë”, pohon Lendita.
Ndërsa Moral Pozhegu, gazetar me profesion, tregon që, edhe pse atij personalisht nuk i ka ndodhur që të kërkojë shërbime shëndetësore, ai përmend skandalet brenda sistemit shëndetësor, të cilat kanë bërë që ai të zhgënjehet.
“Nuk i besoj shumë sistemit shëndetësor. Vetë nuk kam pasur rastin por kam dëgjuar prej të tjerëve, mandej kam dëgjuar për skandalet që ndodhin brenda institucioneve shëndetësore publike. Ndërkaq, sa i përket atyre private, mendoj se është më mirë, ke tretman më të mirë”, shprehet Pozhegu.
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2014, i cili parashihet të jetë 1 miliard e 590 milionë euro.
Megjithëkëtë, buxheti për shëndetësi do të vazhdojë të mbetet pothuajse i njëjtë me vitin e kaluar. Zyrtarë qeveritarë thonë se do të ketë rritje vetëm 6 për qind për vitin 2014, e që në shifra i bie 114 milionë euro, për dallim nga viti 2013 që ka qenë 107 milionë euro.
Kastriot Gashi, student në Fakultetin Juridik, thotë se pavarësisht faktit se shumë familjarë të tij janë mjekë me profesion, ai personalisht është i zhgënjyer:
“Kam në familje që punojnë në sistemin shëndetësor dhe mendoj se është sistem shumë i dobët. Nuk ka sisteme informative, s’ka sistem adekuat. Kryesorja është sistemi, nuk kanë kushte, e sa i përket mjekëve, mendoj se nuk kanë shumë vullnet”.
Por, ka edhe të tillë që kanë mendim pozitiv për sistemin shëndetësor në përgjithësi. Ai është Adnan Kastrati, mjek me profesion:
“Unë besoj në sistemin shëndetësor dhe mendoj se personeli shëndetësor ka vullnet për punë. Por, konsideroj se duhet një buxhet më i madh për të qenë ai më efikas”.
Kurse, Burim Veseli student, konsideron se aparaturat nuk mirëmbahen dhe janë të vjetra, prandaj ai thotë se shërbimet shëndetësore i merr ordinanca private.
“Jo nuk i besoj. Mjetet që i kanë nuk janë në gjendje të rregullt, aparatura e amortizuar dhe nuk kujdesen. Unë drejtohem më shumë në ordinanca private”, tregon Burimi.
Ndër problemet dhe sfidat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po vazhdon të jetë ndër vite edhe mungesa e barnave.
Aktualisht, lista vitale brenda Qendrës Klinike Universitare është e përmbushur vetëm 36.7 për qind, derisa listat tjera janë edhe më pak, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu.
“Jo nuk i besoj sistemit të shëndetësisë në vend. Disa mjekë kanë vullnet, disa jo. Por, mendoj se kur nuk kanë mjete dhe kushte, është e vështirë edhe për mjekët”, shprehet Mentor beka, një i ri tjetër.
E Xheneta Hoti, edhe pse me profesion është mami, ajo shërbimet shëndetësore thotë se zakonisht i merr jashtë Kosovës.
“Personalisht jam provuar shumë në Kosovë. Unë shërbimet shëndetësore i kryej në Shkup. Jam e zhgënjyer edhe në sektorin publik edhe në atë privat”, thotë Xheneta.