Qeveria e Kosovës ia ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë lajmin se inaugurimi i katër komunave në veri të Kosovës nuk do të ndodhë sot, por një gjë e tillë pritet të realizohet të shtunën.
Në një deklaratë përmes telefonit nga Brukseli, Dren Zeka, këshilltar i zëvendës-kryeministres në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se "pozicioni i Prishtinës dhe i Brukselit është i qartë"...
“Inaugurimi i seancave është shtyëe për nesër. Ndërsa, qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është po i njëjti, do të thotë që ato [inaugurimet] duhet të bëhen në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës".
"Ky qëndrim është i Bashkimit Evropian dhe kjo është konfirmuar në të gjitha takimet që i kemi pasur me BE-në”, tha Zeka.
Në mesditë, qeveria kishte njoftuar përmes një komunikate për shtyp se "nëse ndonjë nga kryetarët e zgjedhur apo anëtarët e kuvendeve komunale veprojnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, atëherë Qeveria e Kosovës do të ndërmerr veprimet konkrete ligjore për ti shpallur ato jolegale".
Komunikata i referohet takimeve që janë mbajtur të enjten dhe të premten në Bruksel ndërmjet grupeve teknike të Prishtinës dhe Beogradit.
Ndryshe, këshilltarët shqiptarë që janë zgjedhur për asamblenë e komunës veriore të Mitrovicës, thanë se nuk do të marrin pjesë në inaugurimin e asamblesë së komunës dhe do ta bojkotojnë atë.
Ata thonë se pjesëmarrja e tyre mund të bëhet vetëm atëherë kur respektohen ligjet e Kosovës.
Asamblisti i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Emir Azemi, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili ende nuk e ka bërë betimin, tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi është marrë në koordinim me institucionet qendrore të vendit.
“Është vendim i përbashkët i të gjithë delegatëve shqiptarë nga Zveçani, Zubin Potokut, dhe një nga Leposaviqi. Është marrë vendim i përbashkët pra, në koordinim gjithnjë më Ministrinë e Pushtetit Lokal, që të bojkotohet seanca për arsye se nuk janë respektuar ligjet”, tha Azemi.
Ai tha po ashtu se pa u respektuar ligjet e Institucioneve të Kosovës, nuk do të marrin pjesë në ato asambletë komunale.
“Nëse ata i konstituojnë ato institucione kokë më vete, ne nuk do t’i njohim. Madje, i kemi ftuar edhe banorët që asnjë vendim i tyre mos të merret parasysh dhe nga institucionet qendrore të shpallen të pavlefshme”, ka shpjeguar Azemi.
Ndryshe, këshilltarët shqiptarë janë njoftuar dhe ftuar nëpërmjet telefonit nga shefja e Zyrës Administrative në veri, Adrijana Hoxhiq për ditën e mbajtjes së inaugurimit, ndërsa të enjten në mbrëmje në atë zyrë janë dërguar ftesat por pa simbole të shtetit të Kosovës.
Azemi ka akuzuar kryetarin e sapozgjedhur, Krstimir Pantiq, duke thënë se se që kur është zgjedhur kryetar, ka injoruar shqiptarët dhe, sipas tij, kjo edhe është njëra nga arsyet që do të bojkotohet seanca.
“Nëse ata shkojnë për t’u betuar kokë më vete, atëherë nuk përjashtohet mundësia edhe ne të marrim një vendim kokë më vete për të marrë një veprim tjetër. Në orën 6 e kemi një konsultë me 1/3 e Kuvendit(komunal), do ta marrim një vendim të drejtë - e para është bojkoti. Do të thotë si alternativa e fundit - jo që ne duam, po na kanë sjellë në ketë pozitë - do të thotë nëse ai ndryshon në përputhje me ligjet e institucioneve të Republikës së Kosovës ose nëse ne marrim ndonjë instruksion nga qendra, atëherë ne do t’ju përgjigjemi – në të kundërtën jo”, shpjegon Azemi.
Oliver Ivanoviq, nga Iniciativa qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, i cili do të jetë pjesë e asamblesë komunale të veriut të Mitrovicës, thotë se nuk duhet të këmbëngulet shumë në çështjen e simboleve.
“Nuk duhet të insistojmë në simbolikën e Kosovës. Në ligj kjo nuk është e definuar qartë. Unë mendoj se është më së miri të mos insistojmë në kurrfarë simbolesh. Çfarëdo përmendje e simboleve nga njëra apo pala tjetër, nxit menjëherë reagime. Neve nuk na duhet të merremi me hesape politike, por të krijojmë kushte ku asnjëra dhe as tjetra palë të mos ndihen të irrituara. Kjo nënkupton pjesëmarrjen e të dyja palëve në mbledhje", deklaron Ivanoviq për Radion Evropa e Lirë.
Nga ana tjetër, lidhur me konstituimin e katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, njëri nga përfaqësuesit e serbëve të atjeshëm, Stevan Vulloviq, ka thënë se dokumentet, me të cilat do të bëhet inaugurimi, do të jenë neutrale.
"Të gjitha dokumentet për këto mbledhje, do të jenë neutral ndaj statusit dhe përtej kësaj nuk mund të shkohet”, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve Beta, kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vulloviq.
Sipas tij, konstituimi është dashur të mbahej dy javë më parë, por procesi është shtyrë me kërkesën e Qeverisë së Serbisë dhe Bashkimit Evropian, “për shkak të kundërshtimeve që kishin përfaqësuesit e partive politike shqiptare ndaj simboleve të përdorura në fletëthirrje dhe dokumente të tjera”.
Ndërkaq, kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, ka thënë për televizionin “Most” të Zveçanit se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje e re në Bruksel gjatë ditës së enjte, atëherë do të vihet në zbatim skenari për të shfrytëzuar dokumentacion neutral ndaj statusit të Kosovës.