Pas kërkesës së një dite më parë të VMRO DPMNE-së drejtuar institucioneve për të ndërhyrë në gjetjen dhe sanksionimin e autorëve të dëmtimit të përmendores së Car Dushanit në Shkup, nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk dëshirojnë të flasin publikisht, por thonë se janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e rastit.
Në prononcimin e parë të partisë maqedonase në pushtet të kryeministrit Nikolla Gruevski, personat që dëmtuan përmendoren janë etiketuar si vandalistë dhe të pacivilizuar, me të cilët duhet të merren institucionet, pasi, sipas saj, nuk duhet lejuar që debati për vendosjen e përmendores të nxisë akte dhune dhe veprime të papërgjegjshme.
Nga VMRO DPMNE-ja nuk përmendin faktin se personat e përfshirë në dëmtimin e përmendores, janë zyrtarë të lartë të BDI-së, apo nëse ky rast ka dëmtuar raportet e tyre në koalicionin qeveritar.
Nga ana tjetër, as partia shqiptare në pushtet, në seancën e mbrëmshme të Kryesisë qendrore, pavarësisht pritjeve të opinionit nuk ka dalë me asnjë njoftim nëse është diskutuar për zhvillimet e fundit.
Paraprakisht nga BDI-ja mohuan që tentimi për rrëzimin e përmendores, të jetë akt vandal.
“Kur rrënohet përmendorja e Leninit në Kiev, ne themi se kjo qenka betejë për demokraci. Atëherë, përse tentimi për të rrënuar një mbret kundërthënës dhe problematik, i cili ka vrarë e prerë shqiptarë, të quhet vandalizëm? Është çështje interpretimi dhe në këtë rast bëhet interpretim i pastër etnik dhe jo parimor”, ka deklaruar deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti.
Ajo ka shtuar se tentimi për rrënimin e përmendores ka ardhur si pasojë e heshtjes së institucioneve ndaj autorëve dhe porositësit e vendosjes së kësaj përmendoreje në “urën e re të civilizimeve“ në qendër të Shkupit, e cila, sipas analistëve, tani është shndërruar në “urë të konfrontimeve ndëretnike“.
Xhelal Neziri, drejtues i Qendrës për Gazetari Hulumtuese, ka shprehur dyshime se pas gjithë kësaj situate, qëndrojnë partitë në pushtet, me qëllim të përfitimit në prag të zgjedhjeve që pritet të mbahen mars të vitit të ardhshëm.
“VMRO DPMNE-ja tani dëshiron të nxisë tensione ndëretnike me qëllim që të krijojë favore politike në prag të zgjedhjeve, si presidenciale dhe ato atyre të parakohshme parlamentare që përfliten”.
“Në këtë situatë, BDI-ja mendoj se është gjetur e befasuar për shkak të reagimit të hovshëm të opinionit shqiptar dhe kjo ka cenuar kredibilitetin e tyre në opinion. Andaj edhe ishte ai organizimi i tyre parcial i vetëm një dege të partisë që të dilet natën të rrënohet përmendorja e Car Dushanit. Tendenca ishte të relativizohet ky mllef i shqiptarëve dhe gjërat të bien në vendin e vet”, ka vlerësuar Neziri, analist politik.
Ndërkohë, nga komuna Qendër e Shkupit, ku edhe janë vendosur përmendoret, kanë formuar një komision për të hetuar rastin, jo vetëm të përmendores së Car Dushanit, por edhe të tjera, pasi sipas të dhënave, në këtë urë janë vendosur së paku nëntë përmendore më shumë sesa që ishte parashikuar, pra 39 në vend të 28 përmendoreve.
Ato nuk janë më të gjata se dy metra ndërsa çdonjëra peshon 2 tonë. Të gjitha janë të punuara nga bronzi, kurse kostoja e tyre mbetet enigmë, sikur edhe i gjithë projekti “Shkupi 2014”.