Prokuroria e shtetit ka akuzuar 25 persona që pretendohet se kanë bërë shkelje të ndryshme ligjore në ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë me 3 nëntor.
Kryeprokurori i shteti Ismet Kbashi tha të martën në një konference për media se 9 nga 25 personat e akuzuar janë nga Prishtina, 2 nga Gjakova, 4 nga Peja dhe nga 5 në Gjilan e Prizren.
“Përveç këtyre, janë të paraqitur edhe 21 raste të cilat prokuroria në bazë të materialit që ka disponuar nuk ka mundur të fillojë formalisht procedurën penale, por ka kërkuar mbledhjen e informatave të nevojshme që të mund të marrë vendim se a do të fillojë procedurën penale apo do të mbyllë rastin e paraqitur”, ka thënë Kabashi.
Lidhur me shkeljet të cilat janë bërë në Kosovë me rastin me mbajtjes se zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit gjithsej në prokurori janë paraqitur 34 raste me 62 persona, shpjegoi kryeprokurori Kabashi.
Ai bëri të ditur se gjykatat kanë aprovuar kërkesat e prokurorive për caktimin e paraburgimit kundër 5 personave, por nuk kanë caktuar paraburgimin kundër 8 personave.
Ndaj këtyre vendimeve prokuroria ka ushtruar ankesa që nuk janë aprovuar nga Gjykata e Apelit.
Kabashi ka sqaruar po ashtu se të gjitha rastet në të cilat gjykatat e shkallës së parë kanë caktuar paraburgimin gjykata e apelit i ka ndryshuar ato vendime dhe ka shqiptuar masa të arrestit shtëpiak.
Kryeprokurori Kabashi ka folur edhe për kërcënimet që subjekte politike serbe ju bëjnë qytetarëve për të votuar subjektin e caktuar politik.
“Kemi raste të shumta të cilat janë duke u punuar ku kërcënohen qytetarët se do të hiqen nga listat për ndihma sociale që u jep Republika e Serbisë, dhe se nuk do të mund të sigurojnë dokumentet personale në Serbi. Për në veri nuk kemi informata se ka kërcënime të tilla. Kemi informata se ka kërcënime në Partesh dhe se është duke u zhvilluar procedura", tha Kabashi.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Institutit Kosovar për Drejtësi, Betim Musliu, tha për Radion Evropa e Lirë se nga monitorimet që u janë bërë institucioneve të drejtësisë, vërehet një përmirësim në punën e tyre kur behet fjalë për veprimet që janë ndërmarr lidhur me shkeljet gjatë procesit zgjedhor.
Musliu, megjithatë konsideron se prokuroritë e vendit duhet të bëjnë edhe hetime të tjera që kanë të bëjnë me këtë proces zgjedhor.
“Natyrisht këto janë vetëm veprime preliminare të hetimeve nga ana e policisë dhe prokurorisë. Sot e pamë një numër të aktakuzave që janë ngritur kundër këtyre personave që janë kryer vepra penale kundër të drejtave të votimit por duhet të shihen edhe aspekte të tjera të hetimit të cila prokuroret duhet t’i zhvillojnë ndaj subjekteve politike, si mënyra e financimit të dyshimtë. Dhe veprimtari të shumta të tjera që mund të ndërlidhën me ryshfet për votimet në ketë proces zgjedhor”, tha Musliu.
Ndryshe, Kabashi ka bërë të ditur se Prokuroria e Shtetit ka bërë përgatitjet e duhura edhe për balotazhin e 1 dhjetorit dhe ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me prokuroret dhe të raportojnë rastet që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e votave.